Burri i shpëtuar nga rrënojat në Itali akuzohet se e bëri për të grabitur një bankë

Një burrë i shpëtuar nga rrënojat e një tuneli të shembur në Romë është akuzuar për gërmimin e tij si pjesë e një skenari për të grabitur një bankë

Pamje nga shembja e tunelit në Romë. Foto;CNN

Një burrë i shpëtuar nga rrënojat e një tuneli të shembur në Romë është akuzuar për gërmimin e tij si pjesë e një skenari për të grabitur një bankë.

Të premtën e 12 gushtit policia lokale ka thënë se dyshonte që burri ishte pjesë e një bande prej katër vetash që dyshohet se kishin planifikuar të kryenin grabitjen këtë fundjavë, kur kryeqyteti italian do të ishte relativisht i qetë për shkak të festës publike Ferragosto.

Zyra e shtypit e policisë së Karabinierëve për CNN tha se oficerët mbërritën në tunelin e shembur të enjten e 11 gushtit, pasi morën njoftime se një burrë ishte bllokuar nën rrënoja. Menjëherë pasi mbërritën, ata arrestuan dy persona të dyshuar, të cilët po përpiqeshin të largoheshin nga zona me makinë.

Ekipet e shpëtimit shpenzuan tetë orë për të çliruar burrin e bllokuar, i cili mbetet nën vëzhgimin mjekësor në spitalin San Camillo në Romë.

Avokatja Carmine Pascarosa, e cila përfaqëson dy burrat e arrestuar në makinë, tha për CNN se dyshja ishin akuzuar për rezistencë ndaj arrestimit dhe nuk ishin aktualisht nën hetim për krime të tjera, raporton CNN.

Pasi e kuptuan se çfarë kishte ndodhur, ata thirrën shpëtimtarët përpara se të largoheshin nga vendi i ngjarjes, shtoi ai. Pascarosa konfirmoi se një person i katërt është duke u hetuar dhe është akuzuar së  bashku me të plagosurin në lidhje me shembjen e tunelit.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika