Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të shtunën një burrë në Klinë ka raportuar zhdukjen e gruas së tij.
Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh, i njëjti ka thënë se gruaja i është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.
“Klinë 06.12.2025-11:00. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se bashkëshortja e tij viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin policor.