13 vjet burg për të akuzuarin për “sulm dhe keqpërdorim seksual” ndaj të miturave
Gjykata Themelore në Ferizaj ka shpallur fajtor të akuzuarin K.S. për dy vepra të rënda penale të natyrës seksuale, duke e dënuar me 13 vjet burgim unik. Sipas njoftimit zyrtar të gjykatës, trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Shabi Idrizi, pas shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të provave, e gjeti të pandehurin fajtor për veprat penale […]
Gjykata Themelore në Ferizaj ka shpallur fajtor të akuzuarin K.S. për dy vepra të rënda penale të natyrës seksuale, duke e dënuar me 13 vjet burgim unik.
Sipas njoftimit zyrtar të gjykatës, trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Shabi Idrizi, pas shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të provave, e gjeti të pandehurin fajtor për veprat penale në vazhdim të “sulmit seksual” dhe “keqpërdorimit seksual të personave nën moshën 16 vjeçare”.
Për veprën e parë, K.S. u dënua me 10 vjet burg, ndërsa për veprën e dytë me 4 vjet burg.
Sipas aktakuzës, i pandehuri K.S. dyshohet se në periudha të ndryshme kohore, gjatë viteve 2012–2013 dhe 2018–2022, ka ushtruar veprime të ndaluara seksuale ndaj dy vajzave të mitura, përkatësisht të moshës 12 dhe 14 vjeçare, duke shfrytëzuar rrethana të ndryshme dhe pozitën e tij në raport me viktimat.
“Dje Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për të Mitur, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurit K.S., për shkak të veprën penale në vazhdim sulmi seksual nga neni 229 paragrafi 6 lidhur me paragrafin 1 lidhur me nenin 77; veprës penale në vazhdim keqëpërdorimi seksual i personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjeçe nga neni 235 paragrafi 1 pika 1.3 lidhur me nenin 81 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).















