Burri rrahu gruan e tij në Prizren, Ferizi: Gjuha e urrejtjes në Kuvend reflektohet edhe te populli

"..Edukimi është gjëja kryesore, por përderisa ka deputetë në parlament që përdorin gjuhë ofenduese e kërcënuese, qikjo gjuhë që transmetohet në televizionet tona, populli e merr si të mirëqenë", ka deklaruar aktivistja, Neri Ferizi

Aktivistja Neri Ferizi ka ngritur si çështje shqetësuese gjuhën e urrejtjes në Kuvendin e Kosovës, duke thënë se ky diskurs publik reflekton edhe te populli gjë që, sipas saj, bën të rriten edhe rastet e dhunës në shoqëri.

Në emisionin “Rreth e Rrotull” në RTV Dukagjini, Ferizi ka thënë se kjo dhunë në hallkë zinxhirore është e shtrirë në të gjitha institucionet dhe në shoqëri.

“Duhet të debatohet për çështje të tilla, nga aty vjen kjo dhunë, është e shtrirë në të gjitha institucionet dhe në shoqëri. Qysh është populli, janë edhe deputetët përbrenda parlamentit të Kosovës. Edukimi është gjëja kryesore, por përderisa ka deputetë në parlament që përdorin gjuhë ofenduese e kërcënuese, qikjo gjuhë që transmetohet në televizionet tona, populli e merr si të mirëqenë. Fatkeqësisht, po del që nuk janë intelektualë, jemi shumë keq në diskursin publik që po e zhvillojmë”, ka deklaruar Ferizi.

Teksa u diskutua për rastin në Prizren, ku një burrë ka rrahur gruan e tij e më pas policia e ka arrestuar, ekspertja e politikave, Mimoza Gavrani ka thënë se temat e tilla duhet të diskutohen në vazhdimësi në mënyrë që të parandalohen.

“Tema të tilla duhet të diskutohen në vazhdimësi. Ka kaluar më shumë se një vit, dhe kemi  raste të tilla të cilat edhe janë me fatalitet”, ka deklaruar Gavrani.

Dje ka qarkulluar në media një video, ku një burrë shihet në Prizren duke e rrahur brutalisht gruan e tij.

I dyshuari sot është ndaluar në mbajtje për 48 orë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika