Burri vret të dashurën 45-vjeçare dhe më pas veten në Athinë, dyshohet se të dy janë shqiptarë

Krim për xhelozi duket se është arsyeja e vdekjes së dy personave në lagjen Nea Zmirni të Athinës.

Sipas burimeve të Top Channel të siguruara nga korrespondenti Artur Bibe, dy viktimat dyshohet se janë shqiptarë. Viktima 45-vjeçare, sipas policisë ka kartë identiteti greke, por ka lindur në Shqipëri.

Burimet i thanë Top Channel se çifti pati një sherr jashtë hyrjes së pallatit dhe në vazhdim burri nxori një pistoletë dhe shtiu disa herë me të mbi gruan 45-vjeçare, duke e lënë të vdekur në vend në korridorin e ndërtesës.

Pak më vonë, me të njëjtën armë i dha fund edhe vetes, duke u qëlluar në kokë. Arma u gjet nën trupin e viktimës, ndërsa mjeku ligjor që këqyri trupat tha se bëhet fjalë për ekzekutim dhe vetëvrasje.

Në pallatin ku u gjetën viktimat ka kamera sigurie, të cilat kanë filmuar ngjarjen, ndaj tashmë policia nuk ka asnjë dyshim për autorësinë e ngjarjes.

Mësohet se në zonë banonte vajza e 45-vjeçares, ndërsa deri tani nuk rezulton se bëhet fjalë për bashkëshortë, por për një lidhje me gjasa erotike që përfundoi me aktin ekstrem të vrasjes./TCH/

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika