Bushati: Serbia s’ka hequr dorë nga veprimet minuese ndaj shtetit të Kosovës

Ish-kryediplomati i Shqipërisë, Ditmir Bushati, e ka vlerësuar si qasje të gabuar nga ana e Bashkimit Evropian për të emëruar një përfaqësues të posaçëm për të përfaqësuar dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, tha se që nga momenti i shpalljes së pavarësisë së Kosovës e deri me 24 shtator të këtij viti të sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, ka qenë një pikë kulmore në situatën e tensionuar, jo thjeshtë të marrëdhënies së Serbisë dhe të Kosovës, por edhe në kontekstin e sigurisë në Kosovë dhe në impaktin që ka për të gjitha vendet e rajonit.

Kjo, sipas tij, edhe duke e analizuar sfidat me të cilat përballet mjedisi i sigurisë në Evropë, sidomos pas shpërthimit të luftës në Ukrainë dhe pas pushtimit të saj nga ana e Vladimir Putinit.

“Është një fazë më e avancuar, ky sulm ky agresion në Kosovë siç jemi mësuar të shohim në të shkuarën apo siç kemi parë në rastin e Malit të Zi, ku ka pasur gjithmonë tentativa për të kundërshtuar apo sabotuar pushtetin e Gjukanoviqit, në forma nga më të ndryshmet, por nga ana tjetër ky episod i fundit shpresoj, i agresionit në veri të Kosovës, nuk duhet të na surprizojë, pasi që e dimë që Serbia nuk ka hequr dorë nga veprimet minuse për shtetin e Kosovës”, tha Bushati në “RTKPrime”.

Sipas tij, ky ishte një përshkallëzim i përpjekjeve të intensifikuara periudhën e fundit, që nisën me bojkotimin e institucioneve të Kosovës, nga ana e komunitetit serb që jetojnë në veri, veprime të cilat në një mënyrë apo tjetër inspirohen nga Beogradi zyrtar. Edhe tërheqja e tyre nga institucionet, veprimet e dhunshme ndaj policisë, ndaj KFOR-it, ndaj EULEX-it, ndaj institucioneve të Kosovës, kulmuan me ngjarjen e 24 shtatorit.

“Mendoj që këtu nuk kemi të bëjmë thjeshtë me paaftësimin e Bashkimit Evropian, për të ndërmjetësuar tejkalimin e një konflikti mes Serbisë dhe Kosovës, që e ka gjenezën tek procesi ende i papërfunduar i shpërbërjes së ish–Jogusllavisë, por jemi në kushtet kur siguria ka përparësi ndaj normalizimit të gjitha aspekteve, që e pasojnë procesin e normalizimit”, tha Bushati.

BE-ja gaboi në emërimin e përfaqësuesit të posaçëm për dialogun Kosovë – Serbi

Ish-kryediplomati i Shqipërisë, Ditmir Bushati, tha se është një qasje e gabuar nga ana e Bashkimit Evropian për të emëruar një përfaqësues të posaçëm për të përfaqësuar dialogun Kosovë-Serbi.

“Ne nuk jemi Lindje e Mesme, ne nuk jemi Amerikë Latine, ne nuk jemi Afrikë, nuk jemi Azi ne jemi një territor evropian ne jemi kopshti para Bashkimit Evropian dhe në rast se ka një çështje prioritare në kuptimin e projektimit të Bashkimit Evropian, si një fuqi e madhe në atë lojën e madhe të shahit gjeopolitik, mesë fuqive tjera, SHBA, Kinë, Indi, Rusi, Brazil e kështu me radhë është përfundimi i proceseve të shtetësisë dhe evropianizimi i këtij rajoni, që është gjeografikisht në Evropë”, tha ish-kryediplomati i Shqipërisë.

Sipas tij, nuk ka punë më të rëndësishme për shërbimin e jashtëm të Bashkimit Evropian sesa konsolidimi dhe evropianizimi i këtij territori i këtij rajoni, që quhet Ballkani Perëndimor, prandaj mesazhi politik është i gabuar, në emrin e përfaqësuesit special për këtë çështje.

Bushati: Njohja e shtetit të Kosovës, pikënisje për Asociacionin 

Ish-kryediplomati i Shqipërisë, Ditmir Bushati, duke folur për marrëveshjen e Asociacionit në Bruksel dhe aneksi i Ohrit, sikundër edhe për marrëveshjet e  2013-ës dhe 2015-ës, tha se pikënisje për Asociacionin duhet të nisë me njohjen e autoritetit të shtetit të Kosovës, nga komuniteti serb.

“Për çështjen e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, logjika ime thotë se pikënisja duhet të vijë nga njohja e autoritetit të shtetit të Kosovës dhe këtu kemi precedanin e Kroacisë, pra duhet të njihet autoriteti i shtetit nga njerëzit e komunitetit, në rastin në fjalë, serb, që do të përbëjë këtë asociacion dhe mënyra se si kjo gjë do të përkthehet në tërësinë e angazhimeve”, sqaroi mes të tjerash, Bushati.

Ai shkoi më tej, duke sqaruar edhe më në hollësi të elaborimit të çështjes së Asociacionit, tha se për t’iu shmangur gabimeve, duhet marrë mësim nga pësimet e të tjerëve.

“Gjëja më e rëndësishme është pika më përcaktuese për të ardhmen e funksionimit, jo thjeshtë të Asociacionit, por në radhë të parë të shtetit të Kosovës. Pse them pikërisht Kroacinë, sepse ne duhet të mësojmë nga gabimet që janë bërë në rajonin tonë, si kundër edhe komunitetit ndërkombëtar, duhet të nxjerrë mësime nga gabimet që janë bërë në këtë drejtim”, deklaroi Bushati, përcjell Dukagjini.

Shija e redaktorit

Shtëpia botuese “Dukagjini” shpërndan çmime për fëmijë në Panairin e...

Për katër ditë me radhë një pjesë e shesheve të Prishtinës u është dedikuar fëmijëve. Aty është organizuar Panairi i Librave për Fëmijë. Pjesë e këtij...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka shpërndarë çmime për fëmijë në Panairin...

Sot është dita e katërt e panairit të Librit për Fëmijë që po mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Shtëpia Botuese “<a href="http://<iframe src="https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fdukagjinipublishing%2Fposts%2Fpfbid02YAeQHpvFm2GWcbnSERzYo68YXk5UGMDCBxQE9F8K3qgYvcNjMhYvGvXUUy73mL3Xl&show_text=true&width=500"...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” vjen me ofertë deri në 50 %...

Festivali dhe Panairi i Librit për Fëmijë po vjen me edicionin e dytë me radhë, andaj një festë e madhe po përgatitet për të...

Të fundit nga rubrika