Bushka në KiE: Duke e mbajtur Kosovën jashtë KiE-së rriten mundësitë që grupe si ‘Wanger’ të rrezikojnë stabilitetin e rajonit

Deputetja nga Shqipëria ka thënë se Kosova ka treguar gatishmëri për kompromis ndaj Serbisë, duke përfshirë identifikimin e automjeteve, targat, dhe shtyrjen e zgjedhjeve, ndërsa pala tjetër, Serbia, po bën të kundërtën për të rrezikuar progresin e arritur deri tani në dialogun mes dy vendeve

Deputetja e Shqipërisë në Asamblenë e Këshillit të Evropës, Klotilda Bushka
Deputetja e Shqipërisë në Asamblenë e Këshillit të Evropës, Klotilda Bushka

Deputetja e Shqipërisë në Asamblenë e Këshillit të Evropës, Klotilda Bushka ka thënë se Kosova asnjëherë nuk ka nxitur tensione në raportet e saj me Serbinë por ka treguar konstruktivet në synimin për normalizimin e marrëdhënieve me të.

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës po diskuton për tensionet e fundit në mes Kosovës dhe Serbisë. Deputetja Bushka ka thënë se me mbajtjen jashtë të Kosovës jashtë Këshillit të Evropës, mundësitë që grupe si Wanger të rrezikojnë stabilitetin e rajonit rriten.

“Nuk mund të shqetësohemi për tensionet atje nga njëra anë dhe të mbajmë në sirtar për më shumë se tetë muaj një kërkesë të thjeshtë të paraqitur nga Kosova në këtë shtëpi. A janë kosovarët të kualifikuar për t’i merituar shërbimet e kësaj organizate apo jo. A mund t’u japim atyre një përgjigje? Dhe ky është shqetësimi kryesor sepse sa më gjatë të mbahet Kosova në derë dhe të mos lejohet të hyjë në strukturat tona demokratike aq më të mëdha janë mundësitë që akterët e tretë të të ashtuquajturave grupe Wagner të rrezikojnë stabilitetin e rajonit tonë”, tha ajo.

Krahas kësaj, ajo ka thënë se Kosova është treguar e gatshme për të bërë kompromise në  raport me Serbinë, gjë të cilën ajo thotë se kjo e fundit nuk e ka bërë.

“Pse Kosova ka dashur ndonjëherë të nxisë tensionet, kur për shembull po tregon se sa favorizuese është ndaj politikës së jashtme dhe të sigurisë të BE-së, se si ka bërë në mënyrën më të fortë të mundshme dënimin e agresionit rus kundër Ukrainës dhe përafrimin e shpejtë me sanksionet e vendosura nga bota demokratike kundër Rusinë. Sa konstruktive ka qenë Kosova në synimin e saj për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë duke marrë masa konform marrëveshjes së Brukselit dhe duke treguar gatishmëri për kompromis, duke përfshirë identifikimin e automjeteve, targat, dhe shtyrjen e zgjedhjeve, ndërsa pala tjetër po bën të kundërtën për të rrezikuar progresin e arritur”, ka deklaruar ajo.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika