Buxheti 2024, shfaqen pakënaqësi tek disa kryetarë komunash

Mbi 22 % e buxhetit të vitit të ardhshëm do të shkojë për komunat e vendit, me pjesën më të madhe të tyre në kryeqytet, si qyteti me numrin më të madh të banorëve, pasuar nga Prizreni. Por disa prej kryetarëve të komuanve, përfshirë Prizrenin, janë të pakënqur me nxarjen e buxhetit, duke theksura se kërkesat janë shumë më të mëdha, dhe se një pjesë e madhe e buxhetit u shkon për paga

Rreth 22.6 përqind e buxhetit të Kosovës për vitin e ardhshëm, parashikohet tu shpërndahet 38 komunave të Kosovës.

Konkretisht, sipas draftbuxhetit që kabineti qeveritar ka miratuar ditë më parë, nga 3.3 miliardë euro, mbi 742 milionë euro janë të destinuara për komunat.

Sipas këtij projektbuxheti të cilin e ka siguruar Dukagjini, shumën më të madhe pritet ta ketë në dispozicion kryeqyteti, gjithsej 123 milionë euro.

Pas Prishtinës, më së shumti buxhet parashikohet të ketë komuna e Prizrenit, rreth 66 milionë euro. Megjithatë, kjo shumë, sipas kryetarit të komunës së Prizrenit, është e pamjaftueshme.

“Them se nevojat janë shumë më të mëdha se sa ky buxheti. Vetëm për paga shkon 1/3 e këtij buxheti! Për investime kapitale i kemi 23-24 milionë euro, por kërkesa nga qytetarët dhe projekte kemi në vlerë prej afër 100 milionë”, ka thënë kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj.

I pakënaqur me vlerën që ekzekutivi ka vendosur t’i ndajë komunës së Ferizaj, është edhe kryetari, Agim Aliu, njëherësh bashkëpartiak i Totajt, i cili madje thotë se vitin e ardhshëm do të kenë buxhet më pak sesa viteve të kaluara.

“Mbi 47 milionë euro, është apsolutisht buxhet i pamjaftueshëm për nevojat dhe kërkesat dhe për të gjithë atë që është në kuadër të punëve dhe angazhimeve e detyrimeve që kemi, në përgjegjësi komunale, dhe aq më tepër që jemi komuna e tretë për nga numri i banorëve dhe komuna e dytë për kontributin në buxhetin e Kosovës, e si tatim pagues të Kosovës. Ne kemi shkurtim për dallim nga vitete e kaluara”, ka thënë kryetari i Ferizajit, Agim Aliu.

Madje sipas aliut, në këtë projektbuxhet nuk është paraparë asnjë investim i ri për komunën e Ferizajt, por të gjitha janë projekte në vazhdimësi.

Më shumë para për komunat e Kosovës po kërkon edhe Asociacioni i Komunave. Sipas drejtorit ekzekutiv, Sazan Ibrahimit, shifrat nuk kanë shumë ndryshim krahasuar me vitetet e kaluara.

“Komunat kërkojnë që mjetet financiare të cilat ndahen për investimet kapitale dhe u jepen ministrive të linjës e të cilat janë mbi 100 milionë euro, ti ndahen komunave drejtëpërdrejtë për projekte kapitale, ku kompetencë është për nivelin lokal. Pra komunat përsëri kërkojnë që granti i katërt të themelohet sa më shpejtë që është e mundur, në mënyrë që investimet kapitale nga ministritë e linjës të mos bëhen në disa raste, duke aluduar në deklatarata të kryetarëve, duke u bazuar në kritere politike dhe etnike. Në përgjithësi 22.6 % i cili ndahet për nivelin lokal duhet të ngritet dhe kjo është kërkesë e asociacionit të komunave”, ka thënë Sazan Ibrahimi.

4 komunave që udhëhiqen nga Lëvizja Vetëvendosje, pa përfshirë komunat veriore, u janë ndarë mbi 92 milionë euro, kryesuar nga ajo e Gjilanit me 37 milionë euro.

Përderisa për komunat veriore janë pararë 17 milionë euro për vitin tjetër, më së paku para për të menaxhuar do të kenë komuna e Kllokotit e ajo e Parteshit, me vetëm nga 1 milion euro.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika