Buxheti i komunës së Prishtinës për vitin 2024, Rama: 20 milionë euro më i lartë se i vitit të kaluar

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se buxheti i kryeqyetit i cili është votuar sot për vitin 2024, është 20 milionë euro më i lartë se i vitit të kaluar

Përparim Rama konferenc për media

Kuvendi komunal i Prishtinës ka votuar buxhetin e kryeqytetit për vitin 2024.

Buxheti për këtë vit do të jetë 123 milionë e 699 mijë e 998 euro.

Buxheti është rreth 20 milionë euro më i lartë se vitin e kaluar.

“Buxheti i vitit 2024, është buxhet i projekteve të mëdha kapitale, të cilat kanë qenë premtime, qysh prej ditës së parë të punës sime në Kryeqytet. Pra, do të jetë një buxhet i TRANSFORMIMIT të Kryeqytetit”, ka thënë kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Rama në një postim në Facebook ka thënë se janë ndarë 40 milionë e 500 mijë euro për investime kapitale.

“Kemi ndarë 40 milionë e 500 mijë euro vetëm për Investime Kapitale, ku përfshihen: ddërtimi i shkollave dhe çerdheve, Spitali i Prishtinës, ndërtimi i Tunelit ‘Agim Ramadani’, ndërtimi i Unazës Qendër, Salla e Koncerteve, Salla e madhe multifunksionale, Revitalizimi i Tullëtores, gjithashtu, në buxhetin për vitin e ardhshëm kemi ndarë para edhe për shtimin e parqeve, menaxhimin e mbeturinave, transportin publik, ndërtimin e thertores për kafshë”, ka shkruar Rama.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika