Buxheti i ndarë për KPK-në e KGJK-në konsiderohet i pamjaftueshëm
34 milionë e 155 mijë e 572 euro është shuma totale që Qeveria e Kosovës e ka paraparë për Këshillin Gjyqësor të Kosovës për vitin 2023. As sa gjysma e kësaj shume është ndarë për Këshillin Prokurorial, gjithsej 15 milionë e 913 mijë e 983 euro. Nga Këshilli Gjyqësor e ai Prokurorial nuk kanë kthyer […]





34 milionë e 155 mijë e 572 euro është shuma totale që Qeveria e Kosovës e ka paraparë për Këshillin Gjyqësor të Kosovës për vitin 2023.
As sa gjysma e kësaj shume është ndarë për Këshillin Prokurorial, gjithsej 15 milionë e 913 mijë e 983 euro.
Nga Këshilli Gjyqësor e ai Prokurorial nuk kanë kthyer përgjigje nëse këto shuma janë të mjaftueshme për realizimin e kërkesave të tyre.
Të njëjtit po vazhdojnë të bojkotojnë punën e tyre e seancat gjyqësore përveç rasteve urgjente, kjo në formë kundërshtimi për vendimin e qeverisë për zbritjen e pagave për prokurorët dhe gjyqtarët.
Megjithëkëtë, këtë buxhet nuk po e konsiderojnë të mjaftueshme në Institutin e Kosovës për Drejtësi.
Lavdim Makshana nga ky Institut thotë se shuma e paraparë e pamundëson rekrutimin e gjyqtarëve të rinj si dhe bashkëpunëtoreve profesional të planifikuar.
“Ky planifikim I buxhetit për të dy këshillat është I pamjaftueshëm për realizimin e obligimeve apo kërkesave të cilat I kanë paraparë të dy këshillat, si ai gjyqësor, si ai prokurorial. Pra diku rreth 5 milionë euro më pak I janë dhënë Këshillit Gjyqësor të Kosovës, e që kjo normalisht e vështirëson punën”, ka deklaruar Lavdim Makshana IKD.
Bile zvogëlimin e buxhetit për KGJK-në e KPK-në, avokati Anton Nrecaj po e cilëson tendencë për ndërhyrje në institucione të pavarura.
“Kjo është një tendencë për ndërhyrje të drejtpërdrejtë në sistemin gjyqësor dhe atë prokurorial në mënyrë që qeveria ta ketë nën kontroll, dhe këto dy institucione apo pushtete të pavarura, të kontrollohen nga qeveria”, ka thënë Anton Nrecaj Avokat.
Vendimi i fundit i Qeverisë së Kosovës ka nxitur reagim të institucioneve të drejtësisë, të cilët në shenjë protestë për uljen e pagave të tyre po bojkotojnë punën dhe gjithashtu të gjitha ngjarjet e Qeverisë së Kosovës.
Këto masa janë paralajmëruar se do të radikalizohen pas datës 8 dhjetor, nëse Qeveria nuk e tërheq vendimin.




















