Buzëqeshja e Zvicrës kundër Serbisë, mposhtja e Portugalisë dhe eliminimi pas dy golave e Uruguait

Gëzimi i shqiptarëve erdhi pas ndeshjes mes Zvicrës dhe Serbisë, që kjo e fundit u përshëndet me Kampionatin Botëror të vitit 2022, pas mposhtjes nga Zvicra. Në anën tjetër tifozët portugal, u dëshpruan me golin që koreanët e dhanë në minutën e 91-të të ndeshjes duke e kaluar në epërsi Korenë e Jugut, e mbi të gjitha ishte dramatike edhe ndeshja mes Uruguait dhe Ganës që Uruguai e mposhti Ganën por u eliminua nga faza e kualifikimeve

Fotoilustrim





E premtja e 2 dhjetorit, ka qenë e mbushur me ngjarje interesante dhe dramatike sa i përket Kampionatit Botëror të vitit 2022, kjo për shkak se u zhvilluan ndeshje të rëndësishme prej të cilave disa skuadra arritën të hyjnë në fazën e 16-të të grupeve.

Ndeshja që bëri jehonë në Kosovë ishte ajo mes Zvicrës dhe Serbisë, që kjo e fundit u përshëndet me Kampionatin Botëror të këtij viti, pasi u mposht fuqishëm nga Zvicra.

Momenti më i mirë në këtë ndeshje ishte goli i parë, i shënuar nga Xherdan Shaqiri, i cili edhe e hapi këtë ndeshje në minutën e 20-të të ndeshjes duke e goditur fuqishëm portën e serbëve.

Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka

Më pas erdhi një epërsi nga serbët, por që nuk zgjati shumë për shkak se ishte Embolo aty dhe e barazoi rezultatin, duke e kaluar atë në 2:2.

Por, ai që e vulosi këtë fitore dhe kualifikim ishte Freuler, që shënoi në minutat e para të pjesës së dytë gol, dhe e kaloi Zvicrën në epërsi me rezultat 3 me 2.

Ndeshja u shoqërua me tensione të ndryshme, pati disa konflikte mes lojtarëve shqiptar dhe serbëve, të cilat u tejkaluan dhe shqiptarët më pas vazhduan festën e tyre.

Kjo ka qenë ndeshja në Kampionatin Botëror në Katar, në të cilën janë shpërndarë më së shumti kartona të verdhë, për shkak se u shpërndan gjithsej 11 kartona të verdhë, , 4 prej të cilëve ishin për përfaqësuesen e Zvicrës.

Një ndeshje tjetër e cila i trembi favoritët e Portugalisë, ishte edhe ajo mes Portugalisë dhe Koresë së Jugut, që kjo e fundit në minutat e fundit të ndeshjes arriti të rrëmbejë fitoren dramatike.

Në minutën e 91-të të ndeshjes, kur Portugalia veçse po mendonte se e ka mbyllur fazën e kualifikimeve ishte Hee- Chan Hwang ai i cili shënoi fitoren dhe e mundi Portugalinë me rezultat 2-1.

Ilustrim

Vetëm dy herë në histori Koreja e Jugut kishte avancuar në fazën eliminatore të Kupës së Botës, por sulmuesi Hëang doli nga binarët dhe bëri jehonë në stadiumin e Katarit, duke shënuar golin dhe duka e avancuar Korenë në një përballje me një kombëtare të famshme, siç është Portugalia e cila kryesohet nga Cristiano Ronaldo.

Ajo që e bëri më dramatike Kampionatin Botëror ditën e djeshme ishte edhe ndeshja mes Uruguait dhe Ganës, që Uruguai arriti të mposht Ganën me rezultat 2-0 por nuk u kualifikua në fazën më lartë, pra u eliminua për shkak se nuk kishte pikë të grumbulluara.

Uruguai nuk ka arritur të kualifikohet në fazën eliminatore në Kupën e Botës për herë të parë që nga viti 2002.

Jo vetëm kaq, ndeshja mes Brazilit dhe Kamerunit ishte tronditëse, në minutat e fundit të lojës, në hyrje të minutave shtesë Kameruni shënoi gol ndaj Brazilit edhe pse kjo e fundit e mbajti rezultatin gjithë lojën.

Ilustrim

 





Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika