Bytyçi për moscertifikimin e kandidatëve të Listës Serbe: Serial i imponuar nga VV-ja, po dëmtohet reputacioni ndërkombëtar i Kosovës 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk ka certifikuar kandidatët e Listës Serbe për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit, vetëm një javë pas dështimit për t’i ndaluar ata të merrnin pjesë në procesin zgjedhor. Ky vendim, i marrë me dy vota kundër, gjashtë abstenime dhe tri për, vjen pas një serie përpjekjesh të dështuara për t’ua pamundësuar partive serbe pjesëmarrjen në zgjedhje, qoftë lokale apo parlamentare.

Rreth kësaj situate, në FIVE të TV Dukagjinit, analisti politik Muhamet Bytyçi ka komentuar me kritika.

Ai e ka cilësuar moscertifikimin e kandidatëve të Listës Serbe si një “çështje puro politike” dhe një “serial” që po imponon Lëvizja Vetëvendosje para qytetarëve të Kosovës.

“Kjo është çështje puro politike. Ose një serial të cilin po e imponon LVV-ja para qytetarëve të Kosovës. I cili vetëm po e dëmton reputacionin ndërkombëtar të Kosovës. Dhe po i shërben një agjende që nuk është në interes të qytetarëve, përkundrazi për herë të tretë po e shohim këtë serial. I cili po orientohet nga një strukturë politike që në një formë të trekëndëshit Albin Kurti, Sami Kurteshi dhe zyrtarë tjerë që po i shërbejnë kësaj agjende. E kam quajtur një qasje ‘kurteshiane’, e cila  vetëm për të krijuar zhurmë, e për të moszgjidhur asnjë problem… mungesa e politikave zhvillimore ose sukseseve qeveritare po na çon drejtë një agjende nacionaliste polarizuese. Që nuk po i shërben fare e në fund të ditës për herë të tretë po e humb LVV-ja përballë ligjeve dhe institucioneve. Po humb edhe Kosova në aspektin ndërkombëtar”, ka thënë Bytyçi.

Kjo nuk është hera e parë që KQZ-ja nuk e certifikon Listën Serbe. Në zgjedhjet e mëparshme parlamentare dhe lokale, ky institucion ka vepruar në mënyrë të ngjashme, ndërsa në të gjitha rastet PZAP-ja ka rrëzuar vendimin e KQZ-së.

Në zgjedhjet e 9 shkurtit, Lista Serbe fitoi 9 nga 10 ulëset e garantuara për pakicën serbe në Kuvend, ndërsa në zgjedhjet lokale të tetorit, ajo arriti të fitojë të gjitha 10 komunat me shumicë serbe.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika