Bytyçi për targat: Nuk do të ketë implementim të fazës së dytë ose mund të ketë pezullim të përkohshëm
“Jam i bindur se nuk do të ketë implementim të fazës së dytë ose mund do të ketë pezullim të përkohshëm, ose do të arrihet një marrëveshje e tillë që tenton të bëj evitimin e tensioneve”. Kështu ka deklaruar profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Seb Bytyçi i cili ka theksuar se sa i përket targave, çështja […]





“Jam i bindur se nuk do të ketë implementim të fazës së dytë ose mund do të ketë pezullim të përkohshëm, ose do të arrihet një marrëveshje e tillë që tenton të bëj evitimin e tensioneve”.
Kështu ka deklaruar profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Seb Bytyçi i cili ka theksuar se sa i përket targave, çështja kryesore mbetet të bëhet një hap para drejt konvertimit ndonëse një proces i tillë është gradual dhe i njëjti duhet të bëhet në pajtim me popullësinë lokale.
I ftuar në “FIVE” të RTV Dukagjini, Bytyçi ka thënë se ekziston një interes i përfaqësueseve të Bashkimit Evropian për t’u arritur një marrëveshje më e shpejtë në dialogun Kosovë-Serbi, dialog ky ku një presion ndërkombëtar po e merr pala e dobët e që sipas tij, është Republika e Kosovës.
“Ka një interes të përfaqësuesve të BE-së që të procedohet më shpejt në çështjet e mëdha që të arrihet një marrëveshje. Kjo nguti jo gjithmonë ka qenë e mirë mpër Kosovën edhe pse kjo fazë, nëse e shohim gjendjen në Evropë, Kosova është në një pozitë më të favorshme por shpeshherë kur ka pasur nguti për arritjen e marrëveshjeve, presioni është fokusuar tek Kosova pasi ka qenë pala më e dobët”, ka deklaruar Bytyçi gjersa ka theksuar se një traditë e tillë vazhdon.
Për sa i përket çështjes së targave, sipas Bytyçit asnjëra nga palët nuk gjendet në pozitë më të favorshme se tjetra.
Përfaqësuesi i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka thënë se është nevojë urgjente gjetja e një zgjidhje për situatën aktuale në veri të Kosovës.
Nëpërmjet një postimi në Twitter, pas takimit me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, Lajçak ka shkruar se “çdo përshkallëzim apo dhunë është e papranueshme”.
Kërkesa për shtyrje të afatit për targa, Lajçak: Urgjentisht duhet gjetur një zgjidhje




















