Bytyqi: Disa deputetë të LDK-së kanë bërë të ditur se nuk do ta votojnë presidentin

Analisti Ardian Bytyqi ka deklaruar se sfida kryesore për krijimin e institucioneve nuk qëndron te zgjedhja e Kuvendit apo e Qeverisë, por te sigurimi i votave për zgjedhjen e presidentit të Kosovës.

Duke folur në emisionin “Debat Plus” në TV Dukagjini, Bytyqi tha se mbetet e paqartë nëse Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) do të jetë e unifikuar në rast të një marrëveshjeje politike me Lëvizjen Vetëvendosje (LVV).

“Në fakt, sa u përket numrave për Kuvendin dhe Qeverinë, LVV-ja i ka numrat, ndërsa çështja është te presidenti. Na bën skeptikë se çka do të prodhojë një marrëveshje politike mes LDK-së dhe LVV-së, kur kemi një LDK që në asnjë formë nuk mund të tregojë se sa do të jetë e unifikuar rreth kërkesave të saj, qoftë për zgjedhjen e presidentit apo edhe për bashkëqeverisje me LVV-në. Një numër i konsiderueshëm i deputetëve të LDK-së e kanë konfirmuar se nuk do të jenë ata që do t’i ngrenë kartonët për krijimin e institucioneve dhe për zgjedhjen e presidentit.”, deklaroi Bytyqi.

Ai shtoi se, nëse LDK-ja nuk arrin të jetë e bashkuar sa i përket votave të deputetëve të saj, atëherë një alternativë do të mund të ishte përfshirja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), me ç’rast, sipas tij, do të zgjidhej çështja e zgjedhjes së presidentit.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika