Bytyqi: Kosova duhet të negociojë deri në sekondin e fundit për draft-statutin e Asociacionit

Profesori Seb Bytyqo ka thënë se gjendemi në një situatë në të cilën Kosovës i konvenon që të negociojë sa më shumë për një draft-statut që i përshtatet më së miri vendit

Profesori Seb Bytyqi

Profesori Seb Bytyqi, në një lidhje direkte në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini, ka thënë se deklaratat e sotme të ambasadorit Hovenier në Prishtinë, janë mesazhe që të punohet tutje në implementimin e marrëveshjes.

“Është thirrje për Kosovën që të mos marrë shumë kohë në negociata për draft-statutin Asociacionit”, ka thënë Bytyqi.

Ai është shprehur se ka paqartësi se çfarë është “pranuar” nga Kosova në Bruksel, duke shtuar se pasi nuk ka pasur nënshkrim, ka hapësirë për negocim rreth draft-statutit.

“Ka një hapësirë negocimi dhe sigurisht që Kosova duhet të shfrytëzojë çfarëdo hapësire negocimi që e ka, duhet të negociojë deri në sekondin e fundit, rreshtin e fundit të çfarëdo dukumenti”, ka thënë tutje profesori.

Sipas tij, gjendemi në një situatë në të cilën Kosovës i konvenon që të negociojë sa më shumë për një draft-statut që i përshtatet më së miri vendit.

“Si duket tash po negociohet mes Kosovës dhe BE-së dhe gjithashtu kemi një presion që po shihet edhe në aspekte tjera, për shembull te Raporti i Progresit, tek mungesa e avancimit të pozitës së Kosovës”, ka shtuar profesori Seb Bytyqi.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika