Bytyqi: Kurti po insiston të mos i bëjë institucionet, VV-ja është përgjegjëse për bllokadën

Deputetja e Aleancës, Albana Bytyqi, ka deklaruar se opozita nuk është duke tentuar të bllokojë krijimin e institucioneve të Kosovës, duke e akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, për situatën e krijuar.

E ftuar në FIVE në TV Dukagjini, Bytyqi tha se qëllimi i tyre është zgjidhja e problemeve dhe konstituimi i institucioneve, ndërsa sipas saj, përgjegjësia për bllokadën bie mbi LVV-në.

“Ne kemi qenë të i zgjidhim problemet, të i  zgjedhim institucionet.ne nuk jemi duke dashur të i bllokojmë institucionet. Për t’i bllokuar institucionet po dihet kush është, është LVV dhe Albin Kurti. Sepse i ka votat për kryetar të Kuvendit dhe konstituimin e Kuvendit mund ta bëjë pa problem. Edhe pa opozitën. Mirëpo ajo çka po e bën Kurti duke i fyer deputetët, duke i sharë në mënyra të ndryshme ti s’po len më hapësirë as për  të bashkëpunuar. Dhe krejt kjo është esenca kryesore…

Krejt kjo çka po insiston zoti Kurti është që të mos i bëj institucionet”, ka thënë Bytyqi.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika