Bytyqi: Mos dyshoni, koalicioni LVV-LDK është i kryer

Analisti Ardian Bytyqi ka deklaruar se, sipas vlerësimit të tij, marrëveshja mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës është arritur.

Duke komentuar takimin mes kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, në Debat Plus, Bytyqi tha se nuk ka dyshime për një koalicion të mundshëm mes dy subjekteve.

Ai madje dha edhe një skenar të mundshëm për ndarjen e posteve në institucionet e reja.

Për koalicion mos dysho. Koalicioni është i kryer… Sipas meje kryetarja e Kuvendit është në takim, Vjosa Osmani. Kryeministri Albin Kurti. Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Jashtëm Lumir Abdixhiku. Është Lutfi Haziri ministri i Infrastrukturës dhe ministri i Financave Hekuran Murati”, ka thënë Bytyqi.

Të fundit nga rubrika