Bytyqi për ndërkombëtarët: Ka pasur përfshirje të tyre, ndërmjetësimi ka dështuar

I ftuar në “FIVE” të RTV Dukagjini, Bytyqi ka thënë se ndonëse një paraqitje e zyrtarëve të BE-së dhe SHBA-së u bë nga fillimi, përpjekja e tyre për ndërmjetësim dështoi dhe edhe përgjatë vizitës së tyre u vendosën barrikada. Ai thekson se barrikadimi ka ndodhur si politikë nga Beogradi dhe jo si reagim për arrestimin e ish-policit serb

Profesori i mardhënieve ndërkombëtare, Seb Bytyqi ka thënë se deri në ditët e sotme, nuk ka pasur reagime të ndërkombëtarve lidhur me situatën në Veri të Kosovës.

I ftuar në “FIVE” të RTV Dukagjini, Bytyqi ka thënë se ndonëse një paraqitje e zyrtarëve të BE-së dhe SHBA-së u bë nga fillimi, përpjekja e tyre për ndërmjetësim dështoi dhe edhe përgjatë vizitës së tyre u vendosën barrikada.

“Po, ndërkombëtarët faktikisht kanë qenë të përfshirë qysh nga fillimi. E kemi parë dhe një vizitë nga përfaqësuesit e lartë të SHBA-së dhe BE-së qysh nën fillim të ngritjes së barrikadave por problemi ishte se ajo vizitë, ajo përpjekje ta quajmë për ndërmjetësim dështoi dhe edhe gjatë vizitës, u rritë numri i barrikadave pastaj pati edhe veprime tjera eskalatore nga ana e Serbisë dhe gjatë gjithë kësaj kohe nuk pati asnjë reagim ndërkombëtar deri më sot. Ka pasur përfshirje të ndërkombëtarve mirëpo deri më  tash,  ka qenë përfshirje joadekuate, ka qenë ndërmjetësim joadekuat, ndërmjetësimi ka dështuar e kurse si duket, sot po shohim disa lëvizje mirëpo mbetet të shihet a do të ketë rezultat konkret, a do të largohet barrikadat apo jo”, ka deklaruar Bytyqi.

Krahas kësaj, ai ka theksuar se Kosova nuk duhet larguar nga dialogu me Serbinë.

“Nëse nuk largohen barrikadat, nëse nuk çmohen veprimet deeskaluese të Kosovës, atëherë faktikisht Kosova si palë detyrohet që të marrë masa të tjera eskaluese në mënyrë që të krijohet njëfarë balance. Mos të harrojmë, dialogu është alternativa e vetme dhe Kosova nuk duhet asnjëherë të largohet nga dialogu mirëpo dialogu nuk është mjeti i vetëm”, ka deklaruar ai gjersa ka theksuar se Kosova ka edhe mjete të tjera të cilat mund ti përdorë.

Reagimi i Gjermanisë është cilësuar si “shpresdhënës” nga ana e profesorit Bytyqi por sipas tij, ndonëse ka shenja  pozitive, mbetet të shihen veprimet konkrete.

“Ka shenja pozitive por ende mbeten në fazën deklarative. Gjithashtu, është shpresëdhënëse edhe mënyra e reagimit nga Gjermania zyrtare ku kërkohet qartësisht nga Serbia që ta ndërpresë politikën e barrikadimit dhe në njëfarë mënyre ti urdhëroj personat e vet që i ka në Veri ti tërheqin barrikadat dhe  kështu që edhe pse ka disa shenja pozitive, mbetet të shihen nëse do të ketë hapa konkret për largimin e barrikadave dhe evitimin e ndonjë situate eskaluese”, ka deklaruar ai.

Ai thekson se barrikadimi ka ndodhur si politikë nga Beogradi dhe jo si reagim për arrestimin e ish-policit serb.

Ministria e Jashtme gjermane ka kërkuar që barrikadat në veri të Kosovës të çmontohen sa më shpejt dhe që serbët e Kosovës të kthehen në institucionet e tyre, ka shkrua mediumi austriak “DerStandard”.

 

Shija e redaktorit

FSK aktivizohet për ruajtjen e infrastrukturës kritike në vend

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se një nga vendim e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës që është mbajtur në orët...

Blinken uron Shqipërinë: Lidhjet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë

Në një mesazh për 28 Nëntorin, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony  Blinken, shprehu urimet e tij për popullin shqiptar, duke theksuar marrëdhëniet e...

Osmani: 28 Nëntori, kujtim i sakrificave dhe simbiozë e tri...

Në një urim për 28 Nëntorin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë historike të kësaj dite, duke e cilësuar atë si një...

Të fundit nga rubrika