Bytyqi – Sefa: Ata që përfitojnë nga TikTok-u detyrohen t’i kryejnë obligimet tatimore

Valentina Bytyqi-Sefa, zëdhënëse e ATK-së, ka deklaruar se të gjithë ata që fitojnë të ardhura nëpërmjet TikTok-ut ose rrjeteve të tjera sociale, janë të obliguar të paguajnë tatimet dhe të plotësojnë detyrimet tatimore. ATK-ja po gjurmon dhe mbledh të dhëna nga rrjetet sociale, për të identifikuar individët që fitojnë të ardhura dhe për të ndjekur procedurat ligjore në lidhje me këto aktivitete

Zëdhënësja e Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Valentina Bytyqi-Sefa, teksa ka folur për të ardhurat në rrjetin social TikTok, ka thënë se çdo person që krijon të ardhura nga çfarëdo aktiviteti është i detyruar të kryejë obligimet tatimore.

Në emisionin më të ri “Rreth e Rrotull” në RTV Dukagjini, Bytyqi-Sefa ka theksuar se evoluimi i teknologjisë informative ka nxjerrë nga kornizat ligjore çdo institucion përgjegjës sa u përket këtyre lloj tematikave.

“Ata që fitojnë në TikTok duhet të paguajnë tatimet për shtetin, sigurisht, rrjetet sociale ose evoluimi i teknologjisë informative ka nxjerrë nga kornizat ligjore çdo institucion përgjegjës sa i përket kësaj tematike, nëse i referohemi pjesës së tatimeve, i kemi informuar për çdo të hyrë si çdo individ tjetër, ku decivisht thuhet që çdo person që krijon të ardhura nga çfarëdo aktiviteti është i detyruar të kryejë obligimet tatimore”, ka thënë Bytyqi-Sefa.

Tutje, ajo ka thënë se si ATK janë duke gjurmuar dhe mbledhur të dhëna nga rrjetet sociale, duke theksuar se për të gjitha të ardhurat që tatimohen nga jashtë, këta individë duhet të bëjnë raportimin e tyre në njësinë e inteligjencës financiare.

“Kemi një total të atyre që kemi bërë vlerësim tatimor. Nga janari deri më tani kemi vazhduar identifikimin e këtyre personave, të cilët fitimet i kanë nga Youtube, Instagram, TikTok, dhe si institucion ne jemi duke i ndjekur procedurat ligjore për të ndjekur këto veprimtari”, ka vijuar ajo.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika