Në emisionin Five, analisti politik nga Londra, Seb Bytyqi, ka komentuar deklaratën e fundit të ish-presidentit amerikan Donald Trump, i cili përmes një postimi në platformën Truth Social ka përmendur ndërmjetësimin mes Kosovës dhe Serbisë si një nga arritjet kryesore të administratës së tij në politikën e jashtme.

Sipas Bytyqit, kjo deklaratë nuk përbën paralajmërim për ndonjë fazë të re të negociatave, por është një referencë për marrëveshjen e Uashingtonit, të arritur në shtator të vitit 2020.

“Mendoj që është referencë për marrëveshjen e Uashingtonit, dmth për përpjekjet që ishin bërë atëherë që të arrihet ajo marrëveshje, dhe jo diçka që ka të bëjë me ndonjë përpjekje të re për marrëveshjet e reja apo ndonjë fazë të re të negociimit”, deklaroi Bytyqi