Bytyqi: Vettingu s’ka sukses pa konsensus politik

Albana Bytyqi, nga AAK-ja, ka thënë se partia e saj, nuk është kundër Vettingut dhe ligjit për konfiskimin e pasurisë së paligjshme, porse këto duhet të bëhen me konsensus politik

Albana Bytyqi, deputete e AAK-së

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka thënë se partia e saj nuk është kundër procesin e Vetingut, porse për këtë gjë sipas saj duhet të ketë një konsensus nga të gjitha partitë,

Ajo ka thënë se tashmë partia e saj, i ka paraqitur kërkesat e tyre për t’u miratuar ligji për Vetingun, nëse Qeveria e Kosovës nuk i merr parasysh, Bytyqi ka thënë se do të diskutojnë brenda partisë, për t’i ndërmarrë hapat e tjerë.

Kurse, për projektligjin për konfiskimin e pasurisë së paligjshme, Bytyqi ka thënë se ky proces duhet të kthehet në pikën zero, sepse sipas saj projektligji në formën aktuale i shkelë të drejtat themelore të njeriut.

Sipas, Bytyqit, Qeveria e Kosovës nuk po i interpreton si duhet vërejtjet e Komisionit të Venecias.

“Cdo proces i cili është në të mirën e vendit do ta përkrahim, por ky projektligj duhet të kthehet në pikën zero, duhet të funksionojnë dhe ta bëjnë punën si i ka hije dhe të mos politizohet, Qeveria Kurti po dëshiron që ky ligj t’i shërbejë atyre”, ka thënë ajo në emisionin “Five”, të Rtv Dukagjinit.

Bytyqi tutje ka thënë, se nëse nuk merret parasysh kërkesa e AAK-së, për t’i futur veteranët e luftës së UÇK-së, në ligjin për pagën minimale, nuk do të marrin pjesë në asnjë votim, madje as për marrëveshjet ndërkombëtare, e që nevojiten dy të tretat e votave të Kuvendit.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika