Caka-Nimani rizgjidhet edhe për një mandat në krye të Gjykatës Kushtetuese

Kryetarja aktuale e Gjykatës Kushtetuese, Gresa Caka-Nimani është rizgjedhur për një mandat të dytë  të saj në krye të kësaj gjykate. Vendimi është marrë sot në seancën administrative nga gjyqtarët e Kushtetueses

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Gresa Caka-Nimani

Kryetarja aktuale e Gjykatës Kushtetuese, Gresa Caka-Nimani është rizgjedhur për një mandat të dytë  të saj në krye të kësaj gjykate.”

Vendimi është marrë sot në seancën administrative nga gjyqtarët e Kushtetueses.

Gjykata Kushtetuese kështu është bërë e ditur përmes një komunikate të lëshuar për media.

“Në seancën administrative të mbajtur më 5 qershor 2024, në përputhje me Nenin 114, pika 5, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës kanë rizgjedhur kryetaren aktuale të Gjykatës, znj. Gresa Caka – Nimani, për një mandat të dytë në krye të Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Gresa Caka-Nimani është zgjedhur Kryetare e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, më 17 maj 2021.

Ajo është dekretuar si gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, më 30 dhjetor 2015.

Deri në emërimin e saj në Gjykatën Kushtetuese, Gresa Caka-Nimani ka shërbyer si Këshilltare e Lartë Ligjore dhe Udhëheqëse e Ekipit të Zyrës për Demokraci dhe Qeverisje në Agjencinë Amerikane për Zhvillimin Ndërkombëtar (USAID).

Gresa Caka-Nimani ka qenë pjesëmarrëse në grupe të ndryshme punuese për hartimin e legjislacionit në fushën e sundimit të ligjit. Gjatë viteve 2006-2008, ajo ka qenë koordinatore dhe këshilltare e mbështetjes së Qeverisë Amerikane për Grupin Punues dhe më pas, Komisionin Kushtetues përgjegjës për hartimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Studimet për drejtësi, Gresa Caka-Nimani i ka kryer në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës (2004), ndërsa magjistraturën në fushën e integrimeve evropiane dhe regjionalizmit e ka përfunduar në Universitetin e Grazit, Austri (2007). Ajo aktualisht vijon studimet për doktoratë në fushën e së drejtës kushtetuese në Universitetin e Grazit, duke u fokusuar në ndërkombëtarizimin e kushtetutbërjës.

 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika