Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka deklaruar se afati për konstituimin e Kuvendit të ri të Kosovës nis nga dita pas certifikimit të rezultateve zgjedhore dhe se afati maksimal për përmbylljen e këtij procesi është 7 gushti.
Në emisionin FIVE, Cakolli tha se brenda këtij afati nuk mjafton vetëm thirrja e seancës konstituive, por duhet të përfundojë me sukses i gjithë procesi i konstituimit të Kuvendit.
“Afati për përmbylljen e konstituimit të Kuvendit fillon që nga nesër, kjo nën kupton që afati maksimal brenda së cilës duhet të konstituohet Kuvendit është data 7 gusht është si datë e fundit, kur duhet jo vetëm të thirret dhe të mbahet por të përmbyllet suksesshëm konstiuimi i Kuvendit”, ka deklaruar ai.
Sipas tij, ushtruesja e detyrës së presidentes ka në dispozicion 30 ditë për ta thirrur mbledhjen konstituive, ndërsa në rast se ajo nuk thirret brenda këtij afati, Kuvendi mund të mblidhet edhe pa ftesë të presidentes, sipas procedurave kushtetuese.
Cakolli tha se praktika e mëparshme ka treguar se java e dytë ose e tretë pas certifikimit të rezultateve ka qenë periudha më e përshtatshme për thirrjen dhe mbajtjen e seancave konstituive.