Cakolli: Ekziston rreziku që Gjykata Kushtetuese të presë përfundimin e zgjedhjeve lokale për aktgjykimin e plotë

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka thënë se ekziston rreziku që Gjykata Kushtetuese të presë deri pas përfundimit të zgjedhjeve lokale që të publikojë të plotë aktgjykimin për konstituimin e Kuvendit.

Cakolli, në emisionin “Five” në Dukagjin, u shpreh se situata është ende e paqartë rreth periudhës së publikimit të këtij aktgjykimi.

“Situata është e paqartë sa i përketë periudhës kur Gjykata mund të dalë me vendimin e plotë përshkak se përvoja nga akgjykimet e publikuara këtë vit tregon se gjykata mund të marrë disa ditë nëse jo javë kohë derisa ta publikojë aktgjykimin e plotë. Është e cuditshme se si për një dispozitiv me katër pika që lidhen me cështjen e ngritur i janë dashur 25 ditë dhe kjo është indikator se koha për të publikuar aktgjykimin e plotë”.

“Megjithatë për shkak të rëndësishë së cështjes dhe se vendi është pa institucione shpresoj që gjykata do të marrë një vendim të plotë brenda një afati më të shkurtër kohor mbase deri javën e ardhshme. Me faktin që do t’i kemi zgjedhjet 10 ditë nga tani ekziston rreziku që gjykata të pres deri në përmbylljen e procesit zgjedhor dhe deri atëherë t’i hapet rrugë afati prej 12 ditë”, u shpreh Cakolli.

 

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika