Eugen Cakolli: Demokracia në Kosovë jo e konsoliduar

Eugen Cakolli, nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka thënë se në mungesë të sanksioneve ndaj deputetëve të Kuvendit të Kosovës, veprimet si krijimi i pengesave në seancat e Kuvendit, po bëhen normale

I ftuar në “Five” në RTV Dukagjini, Cakolli ka vlerësuar demokracinë e Kosovës si të jokonsoliduar duke thënë se një zgjidhje si ajo e sotmja, mund të ishte arritur shumë më herët.

“Demokracia nuk është mjaftueshëm e konsoliduar për të tejkaluar mospajtimet me mjete demokratike por që sërish, kishim probleme të jetës parlamentare”, ka thënë Cakolli.

Ai ka thënë se në bazë të rregullores, Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka kompetenca për shqiptimin e sanksioneve ndaj veprimeve të deputetëve duke filluar nga tërheqja e vërejtjes e deri tek një masë e lartë, siç është largimi nga salla.

Mirëpo, Cakolli ka vlerësuar pozitivisht punën e Konjufcës.

“Fatmirësisht kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, vlerësoj se ka pasur një rol të rëndësishëm në kalimin e ngërçit të ditës së sotëme e njëkohësisht, të javëve të fundit në Kuvend ngase, është arritur një dakordim mbi çështjen e komisioneve hetimore”, ka thënë ai gjersa ka shtuar se një zgjidhje e bërë sot, do kishte mundur të arrihet më herët.

Në seancën e kaluar, deputetët e opozitës, kishin filluar të godisnin tavolinat e të fishkëllonin, duke krijuar zhurmë me qëllim që t’i pamundësojnë punimet e Kuvendit të Kosovës.

Partitë opozitare, këtë e kishin bërë si shenjë revolte për mosthemelimin e komisionit hetimor parlamentar për energji.

Cakolli është pjesë e KDI-së që nga viti 2016, kur ai filloi punën si monitorues i punës së Kuvendit të Kosovës, në kuadër të programit për Demokratizim dhe Praktika Parlamentare.

Shija e redaktorit

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Blinken duartroket rolin e Osmanit për hapjen e qendrës rajonale...

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka vlerësuar rolin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në hapjen e qendrës rajonale “Gratë, Paqja dhe Siguria”...

Të fundit nga rubrika