Cakolli: Fuqia politike nuk matet me numrin e komunave, por me buxhetin që qeverisësh
Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka komentuar zhvillimet pas zgjedhjeve lokale, duke thënë se interpretimi i rezultateve nuk duhet të kufizohet vetëm në numrin e komunave të fituara nga partitë politike, por në peshën reale të qeverisjes që secila prej tyre do të mbajë. Në një analizë të publikuar pas përfundimit të […]
Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka komentuar zhvillimet pas zgjedhjeve lokale, duke thënë se interpretimi i rezultateve nuk duhet të kufizohet vetëm në numrin e komunave të fituara nga partitë politike, por në peshën reale të qeverisjes që secila prej tyre do të mbajë.
Në një analizë të publikuar pas përfundimit të zgjedhjeve, Cakolli vuri në dukje se “fuqia politike nuk matet vetëm me sa komuna ke, por me sa njerëz dhe sa para qeveris realisht”.
Sipas tij, krahas numrit të komunave, kriteri më i drejtë për të matur fuqinë e partive është përmasa e buxheteve që ato do të menaxhojnë në mandatin e ardhshëm.
“Ndonëse është vështirë me argumentu ose me i bindë tifozët partiakë – disa prej të cilëve janë pa profesion, disa me profile ‘fake’, disa me injorancë mbi analiza pas-zgjedhore – prapë se prapë, ia vlen që për diskutim publik të shtrohen edhe teza e aspekte lidhur me peshën politike të qeverisjes lokale nëpër komuna.















