Cakolli: Herë me penallti e herë me autogola, po ia servojmë Listës Serbe fitoret
Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka reaguar në lidhje me bllokimin e zgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit nga komuniteti serb, duke paralajmëruar pasoja politike dhe juridike për Kosovën. Në një shkrim në Facebook, ai ka theksuar se po tentohet të imponohet ideja se Kuvendi është i konstituuar edhe pa zgjedhjen e pesë nënkryetarëve, […]
Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka reaguar në lidhje me bllokimin e zgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit nga komuniteti serb, duke paralajmëruar pasoja politike dhe juridike për Kosovën.
Në një shkrim në Facebook, ai ka theksuar se po tentohet të imponohet ideja se Kuvendi është i konstituuar edhe pa zgjedhjen e pesë nënkryetarëve, çka sipas tij përbën një interpretim të shtrembëruar të frymës kushtetuese.
“Përtej problemeve të tjera procedurale, po tentohet të etablohet ideja se Kuvendi mund të konsiderohet i konstituuar edhe pa zgjedhjen e pesë nënkryetarëve. Në të kundërtën, komuniteteve gjoja do t’u jepej “e drejta e vetos” në konstituimin e Kuvendit. Por nëse kjo do të merrej si standard, atëherë parimisht, jo vetëm komunitetet, por secili grup parlamentar me të drejtë propozimi për nënkryetar do të kishte fuqi bllokuese.
Ai ka akuzuar shumicën, në veçanti Lëvizjen Vetëvendosje, për refuzimin e kandidatit të propozuar nga komuniteti serb, duke kujtuar se kjo praktikë ka funksionuar pa politizim për vite me radhë.
Sipas tij, në vend që çështja të zgjidhej politikisht, si gjithmonë, ajo është shtyrë drejt Gjykatës Kushtetuese, ku ekziston rreziku real që kjo të konsiderohet si shkelje e të drejtave të komuniteteve.
“Sot nuk jemi përballë një rasti ku komunitetet po bojkotojnë apo abuzojnë me të drejtën e përfaqësimit në Kryesinë e Kuvendit – sepse atëherë situata dhe pasojat do të ishin tjera. Përkundrazi, janë përfaqësuesit e shumicës (shqiptare), e sidomos LVV-ja, që po refuzojnë të votojnë kandidatin e propozuar nga shumica e deputetëve të komunitetit serb, në përputhje me rregullat, frymën dhe precedentët kushtetues. Për më tepër, kjo praktikë ka funksionuar për vite me radhë pa u politizuar në këtë mënyrë.















