Cakolli paralajmëron zgjedhje të reja: Nuk pritet konsensus për presidentin në ditët e mbetura

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka paralajmëruar se ekziston rreziku që Kosova t’u drejtohet sërish kutive të votimit brenda këtij viti, nëse nuk arrihet një konsensus politik për zgjedhjen e presidentit.

Duke folur për zhvillimet politike në vend, Cakolli i ftuar në “FIVE” në Dukagjin, u shpreh se bazuar në deklarimet dhe sinjalet e para rreth procesimit të disa projektligjeve nga ministritë, ekziston mundësia që zgjedhjet e reja të mbahen në nëntor.

“Për fat të keq bazuar në deklarimet dhe disa sinjale të para sa i përket procesimit të disa projektligjeve nga disa ministri ekziston rreziku real që edhe njëherë qytetarët e Kosovës tju drejtohen kutive të votimit gjatë këtij viti, qoftë më 15 nëntor apo më 8 nëntor varësisht me caktimin e datës së zgjedhjeve. Besoj që problemi deri më tani në themel ka qenë politik dhe si i tillë meqë nuk është zgjidhur me muaj të tërë nuk duket se ka pritshmëri që në 10-11 ditët e mbetura të arrihet një konsensus sa i përket çështjes së Presidentit e kjo e bënë problematik të gjithë procesin sidomos në kontekstin të cilën gjendet Kosova pas verdiktit në Hagë”, u shpreh Cakolli.

Cakolli shprehu skepticizëm se mund të arrihet një marrëveshje në ditët e mbetura, por tha se deputetët dhe subjektet politike duhet të tentojnë të gjejnë një konsensus minimal për të shmangur një situatë ku Kosova mbetet pa institucione funksionale.

“Ndonëse jam pesimist se mund të ketë ndonjë marrëveshje në ditët e mbetura, dua të besoj që deputetët e Kuvendit dhe subjektet politik në veçanti ato parlamentare do të arrijnë që të paktën në një situatë të tillë të gjejnë një konsensus minimal që të paktën përtej faktit që do të ishin zgjedhjet e katërta brenda dy viteve të paktën të mos e lënë vendin pa institucione në periudhën se më shumë se kurrë kemi nevojë për institucione funksionale që në një situatë të tillë mund të marrin vendime”, u shpreh Cakolli.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika