Cakolli për vendimin e MAShT-it: Improvizim koti, sa për ta mbuluar një dështim për të cilin duhet dhënë llogari

Eugen Cakolli nga KDI, për vendimin e MAShT-it ka thënë se nuk është zgjidhje, duke e cilësuar si “improvizim koti” për t’a mbuluar “një dështim dhe papërgjegjësi kaq të madhe - për të cilin duhet dhënë llogari”

Eugen Cakolli, nga Instituti Demokratik i Kosovës

Eugen Cakolli nga KDI, për vendimin e MAShTI-t ka thënë se nuk është zgjidhje, duke e cilësuar si “improvizim koti” për ta mbuluar “një dështim dhe papërgjegjësi kaq të madhe – për të cilin duhet dhënë llogari”.

“Në çfarëdo varianti, çmimi të cilin do ta paguajnë prindërit për tekstet shkollore të fëmijëve s’mund të jetë më i ulët sesa cilido çmim i negociuar mes Ministrisë së Arsimit dhe prodhuesve të teksteve shkollore”, ka thënë Cakolli.

Sipas tij, nuk do të ketë asnjë garancë që mjetet e paguara do të shfrytëzohen për qëllimin e blerjes së librave nga prindërit.

“Prandaj, kjo s’është zgjidhje. Është improvizim koti, sa për ta mbuluar një dështim dhe papërgjegjësi kaq të madhe – për të cilën duhet dhënë llogari. Veç tash mos u ankoni se edhe prodhuesit e teksteve shkollore janë të kapur dhe po ju sabotojnë për shkak se janë pjesë e regjimeve të kaluara”, ka thënë tutje ai.

Më herët, në një konferencë për media, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se është duke e shqyrtuar mundësinë që këtë vit t’i transferojë mjetet financiare në llogaritë e prindërve, në mënyrë që ata t’i blejnë tekstet shkollore për fëmijët e tyre.

Ajo ka thënë se kjo është bërë në mënyrë që të mos ketë hapësirë për keqpërdorime të çmimeve me libra shkollor.

Deri më tani tekstet shkollore janë blerë nga shtëpitë botuese dhe nuk ka pasur nevojë që prindërit t’i blejnë vetë ato.

Me vendimin e ri mjetet do të alokohen në llogari të prindërve dhe ata do t’i blejnë në librari.

“Sivjet jemi duke shqyrtuar mundësinë që transferimi i mjeteve për sigurimin e teksteve shkollore sipas obligimit ligjor të MASHT-it të bëhet në llogaritë e prindërve dhe t’i blejnë tekstet për fëmijët e tyre. Shpejt brenda dy tri ditëve do të vendosim përfundimisht për këtë që po e shqyrtojmë”, ka thënë tutje Nagavci.

Lexo dhe: Librat shkollorë do blihen nga prindërit, paratë do t’ua transferojë në xhirollogari Ministria e Arsimit

Rimbursimi, sipas Nagavcit, do të bëhet përmes faqes “e – Kosova”, ku shumica e prindërve kanë të hapur llogari.

“Mënyra si është menduar të bëhet rimbursimi ka të bëjë me derdhjen e mjeteve në xhirollogari. Është dizajnuar faqja në e-Kosova. Pjesa më e madhe e prindërve i kanë të hapura llogaritë. Do të jetë proces i lehtë, ku prindi në momentin që identifikon veten dalin emrat e fëmijëve, do të zgjedhet shkolla që krejt të shkojë në rregull, dhe në fund është edhe një klauzolë ku secili e merr përgjegjësinë që mjetet do t’i marrë, do t’i përdorë për blerjen e teksteve. Pagesa do të bëhet paraprakisht, pra mjetet të dalin e pastaj ato të shpenzohen për libra. Nuk do të ketë nevojë për fatura e tema të tjera. E kemi paraparë një shënim ku prindi e verifikon që mjetet i vendosen në llogari do t’i përdorë për blerjen e teksteve për fëmijë. Këto janë obligime të përbashkëta, të qeverisë, prindërve, shkollave e komunave”, ka shtuar ajo.

Nagavci ka shtuar tutje se nuk do të ketë vonesa dhe se librat do të jenë gati me një shtator kur edhe do të fillojë viti i ri shkollor.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika