Cakolli për votimin në pako të nënkryetarëve: Vitin e kaluar ishte kundërshtuar nga ata që sot e shtynë përpara
Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka deklaruar se votimi i nënkryetarëve të Kuvendit në pako është në përputhje me kuadrin kushtetues, për sa kohë respektohen të drejtat e propozimit dhe shumica e nevojshme për zgjedhje. Cakolli ka theksuar se kjo praktikë ka logjikë të qartë institucionale dhe është përdorur si një zgjidhje funksionale […]
Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka deklaruar se votimi i nënkryetarëve të Kuvendit në pako është në përputhje me kuadrin kushtetues, për sa kohë respektohen të drejtat e propozimit dhe shumica e nevojshme për zgjedhje.
Cakolli ka theksuar se kjo praktikë ka logjikë të qartë institucionale dhe është përdorur si një zgjidhje funksionale edhe në të kaluarën.
“Në mbledhjen e sotme përgatitore për seancën konstituive ka pasur dakordim që nënkryetarët të votohen në pako. Jo vetëm ata të komuniteteve, por të gjithë pesë nënkryetarët e Kuvendit.















