Cakolli: Prioritet i Kuvendit mbetet votimi i Qeverisë së re, seancat e tjera rrezikojnë rendin kushtetues

Të mërkurën, më 19 nëntor, Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancën për zgjedhjen e Qeverisë së re, e cila do të nisë në orën 14:00. Ndërkaq, në orën 11:00 është thirrur një seancë tjetër me pika të ndryshme të rendit të ditës, përfshirë formimin e komisioneve parlamentare, shqyrtimin e parë të projektligjit për ndarjet buxhetore, miratimin e buxhetit për tri komuna (Prishtinë, Gjilan dhe Zubin Potok), financimin e Radio Televizionit të Kosovës dhe ratifikimin e disa marrëveshjeve ndërkombëtare.

Nesër mbahet seanca për formimin e qeverisë

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës, në FIVE të TV Dukagjinit, vuri theksin te rëndësia e seancës për votimin e qeverisë dhe rreziku që paraqesin seancat e tjera.

“Ka bazë ligjore të ftohet dy seanca. Veç që rendi i gjëra do që të kemi fillimisht seancë për votimin e qeverisë, pastaj çfarëdo seance tjetër. E nisur nga kjo, në çfarëdo seance tjetër, në të cilën nuk ka votimin të qeverisë, është seancë që e cenon vetëm rendin kushtetues. Sepse besoj që prioriteti absoluti, i përcaktuar edhe në mënyrë indirekte përmes aktgjykimeve të Kushtetueses, është që Kuvendi të formojë për formimin e qeverisë dhe që e njëjta të sjellë projektligjin për buxhetin, marrëveshjet ndërkombëtare apo çfarëdo pike tjetër. Nisur nga ky fakt, e që e para ka të bëjë me votimin e atyre projektligjeve tregon që treguese që nuk do të kemi zgjedhje të qeverisë…

Nga aspekti ligjor situata është edhe më problematike, sepse siç e kemi diskutuar tash e sa javë, qeveria ën detyrë nuk ka të drejtë të propozojë dhe miratojë ligj për buxhetin. Së dyti çështja e komisioneve parlamentare që si vendimmarrje ndodh vetëm pas zgjedhjes së qeverisë., kur përcaktohet i pushteteve pozitë-opozitë… ka shumë dilema edhe sa i përket votimit të marrëveshjeve ndërkombëtare”, ka thënë Cakolli.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Të fundit nga rubrika