Cakolli: Procesi i numërimit mund të përfundojë brenda një ore

Eugen Cakolli nga KDI, ka deklaruar se për shkak të numrit të ulët të votuesve në katër komunat në veri, procesi i numërimit do të përfundojë brenda një ore.

Kështu ka thënë ai në një linjë direkte në RTV Dukagjini, ku theksoi se sfidat esenciale dhe përmbajtësore të procesit do të nisin pas publikimit të rezultateve.

“Për shkak të numrit të vogël të votuesve pres që procesi i numërimit do të përfundojë brenda pak kohe, maksimalisht mund të marrë një orë, ndërsa sfidat esenciale dhe përmbajtjesore të procesit fillojnë pak pas publikimit të rezultateve dhe do të kenë të bëjnë më çështjen e mundësisë apo pamundësisë së kryetarëve për t’iu qasur qendrave të votimit, formimit ekzekutiv e lokal dhe ofrimin e shërbimeve që janë pjesa esenciale e ligjit për vetëqeverisje lokale”, ka thënë ai.

Sipas tij, këto kanë qenë zgjedhjet më të jashtëzakonshme, jo vetëm për nga emri zyrtar që ato kanë, por edhe nga mënyra e administrimit dhe nga dalja e votuesve.

“Zgjedhjet në katër komunat veriore janë bojkotuar pothuajse tërësisht nga komuniteti serb, duke u shënuar kështu dalja mbase më e ulët në këto procese zgjedhore që nga 2013”.

“Sa i përket vetadministrimit të procesit zgjedhor nga KQZ-ja, pavarësisht kreativitetit me vendosjen e kontejnerëve si qendra alternative të votimit, vlerësojmë që në parim lokacionet e tyre kanë qenë tejet larg zonave të banuara, duke qenë kësisoj pothuajse të paarritshme nga ana e votuesve, ndonëse në të njëjtat ka pasur forca të shtuara policore që kanë garantuar sigurinë jo vetëm të stafit zgjedhor por edhe të votuesve”, shtoi ai.

Bojkotimi i zgjedhjeve nga ana e partive serbe dhe tërheqja e kandidatëve si Aleksandër Jabllanoviq në komunën e Leposaviqit, sipas Cakollit, ka kontribuuar në dalje edhe më të ulët të votuesve në zgjedhje, që si rezultat kryesor do ta ketë legjitimitetin e kontestuar të institucioneve që do të prodhohen nga këto zgjedhje.

 

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika