Cakolli: Seanca e sotme, episod tjetër i absurditetit parlamentar
Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka reaguar pas dështimit të radhës për konstituimin e Kuvendit, duke e cilësuar situatën si pasojë të mungesës së vullnetit dhe përgjegjësisë politike. Sipas tij, problemi nuk qëndron më te numrat, por te taktikat e partive që po zgjedhin me vetëdije të mos e zgjidhin ngërçin. Ai […]
Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka reaguar pas dështimit të radhës për konstituimin e Kuvendit, duke e cilësuar situatën si pasojë të mungesës së vullnetit dhe përgjegjësisë politike.
Sipas tij, problemi nuk qëndron më te numrat, por te taktikat e partive që po zgjedhin me vetëdije të mos e zgjidhin ngërçin.
Ai ka kritikuar veçanërisht propozimin e përsëritur të kandidaturave pa marrëveshje paraprake politike, gjë që sipas tij, vetëm sa e thellon bllokadën parlamentare.
“Konstituimi i Kuvendit nuk po dështon më për mungesë numrash, por për mungesë vullneti dhe përgjegjësie. Ata që duhet ta zgjidhin situatën, po zgjedhin me vetëdije taktika që nuk çojnë askund. Prandaj, seanca e sotme ishte thjesht një episod tjetër i absurditetit parlamentar.















