Cakolli: U rikonfirmuan keqpërdorime serioze, rinumërimi i plotë është zgjidhja e duhur

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) vlerëson se rinumërimi i pjesshëm i votave të kandidatëve ka rikonfirmuar keqpërdorimet serioze nëpër qendrat komunale të numërimit.

Sipas Cakolli rezulton se sipas të dhënave nga rinumërimi i deridjeshëm, në nivel kumulativ, ndryshimet në votat e kandidatëve arrijnë në gati 15 mijë vota, ndërkaq sipas partive më shumti ndryshime ka lista e PDK-së, LVV-së, LDK dhe pastaj e AAK-së.

Sipas Cakollit, rinumërimi i plotë është zgjidhja e duhur sa më shpejt para se të ndikohen afatet tjera kushtetuese.

“Sipas të dhënave nga rinumërimi i deridjeshëm, në nivel kumulativ, ndryshimet në votat e kandidatëve arrijnë në gati 15 mijë vota. Sipas partive, më së shumti ndryshime ka lista e PDK-së me ~7,719 vota dallim; pasuar nga LVV me ~2,947 vota dallim; LDK – me ~1,676 vota dallim; si dhe AAK me ~639 vota dallim. Në total, pas rinumërimit dhe korrigjimeve në QNR, rreth ~9,500 vota janë hequr dhe rreth ~3,500 janë shtuar për kandidatët. Vetëm te katër partitë kryesore, mbi 200 kandidatë kanë pësuar rritje dhe rreth 200 të tjerë rënie të votave. LVV ka 61 kandidatë me ulje dhe 46 me rritje. PDK ka 79 me rritje dhe 27 me ulje. LDK ka 59 me rritje dhe 46 me ulje. Ndërsa, AAK ka 60 me ulje dhe 37 me rritje”, ka shkruar ai.

Mes tjerash, Cakolli ka renditur dhjetë kandidatët që pas rinumërimit në QNR, kanë rëniet më të mëdha në vota:

1. Fetah Paçarizi (PDK) −1,336 vota
2. Nait Hasani (PDK) −669 vota
3. Arianit Çollaku (PDK) −506 vota
4. Xhavit Haliti (PDK) −477 vota
5. Luljeta Veselaj Gutaj (PDK) −451 vota
6. Kujtim Gashi (PDK) −440 vota
7. Enver Hoxhaj (PDK) −430 vota
8. Fadil Demaku (PDK) −306 vota
9. Ejup Maqedonci (LVV) −250 vota
10. Vendenis Lahu (LVV) −238 vota

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika