Cakolli: Vendimi i PZAP-së rikthen standardin ligjor dhe mbron integritetin e zgjedhjeve
Vendimi i fundit i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) për mënyrën e organizimit të votimit jashtë Kosovës ka shënuar një pikë kthese të rëndësishme për procesin zgjedhor të 28 dhjetorit. Kështu vlerëson hulumtuesi i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Eugen Cakolli, i cili në një reagim në Facebook theksoi se ky vendim nuk […]
Vendimi i fundit i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) për mënyrën e organizimit të votimit jashtë Kosovës ka shënuar një pikë kthese të rëndësishme për procesin zgjedhor të 28 dhjetorit. Kështu vlerëson hulumtuesi i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Eugen Cakolli, i cili në një reagim në Facebook theksoi se ky vendim nuk përbën një korrigjim teknik, por një rikthim të standardit ligjor dhe të rregullsisë procedurale.
Sipas Cakollit, vendimi i PZAP-së pritet të konfirmohet edhe nga Gjykata Supreme, nëse rasti procedohet më tej, dhe kjo do të mbyllë çdo dilemë lidhur me mënyrën e votimit të diasporës.
“Vendimi i fundit i PZAP-së nuk është vetëm një korrigjim teknik i KQZ-së. Është një pikë kthese e rëndësishme për integritetin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Ky vendim rivendos një standard të qartë ligjor dhe, duke besuar që do të konfirmohet edhe nga Gjykata Supreme nëse dërgohet si rast, mbyll çdo dilemë për mënyrën e organizimit të votimit jashtë Kosovës.















