Caktohet masa e paraburgimit ndaj 4 të dyshuarve për fajde

Gjykata Themelore në Ferizaj ka caktuar masën e paraburgimit ndaj katër të dyshuarve për veprën penale fajde. Ndaj katërve i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji

Gjykata Themelore Ferizaj

Gjykata Themelore e Ferizajt, ua ka caktuar masën e paraburgimit katër personave të cilët dyshohen se janë marrë me fajde.

Sipas njoftimit, Gjykata në këtë rast ka gjetur se  ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit janë marrë me fajde dhe njëri nga me organizimin e skemave piramidale.

Atyre u është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji për secilin.

“Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër katër (4) të dyshuarve: B.M., A.H., B.K., A.M., e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtëve i`u është caktuar masë e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji për secilin veç e veç, konform dispozitave ligjore të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale të përshkruara më lartë”, thuhet në njoftim.

Të pandehurit B.M., A.H., B.K dhe A.M., dyshohen se kanë kryer veprat “Fajdeja”, “Detyrimi” dhe “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

Shija e redaktorit

Nora Gjakova, e artë në Grand Slamin e Bakusë

Xhudistja kosovare, Nora Gjakova, ka fituar medaljen e artë ne Grand Slamin e xhudos, që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit Gjakova e mposhti gjeorgjianen...

Distria e Nora në finale, sigurojnë medalje në Grand Slamin...

Kampionet olimpike, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, janë kualifikuar në finale të Grand Slamit të xhudos që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit. Xhudistja kosovare,...

Maqedonci: Uniforma e FSK-së është trashëgimi e vlerës së atyre...

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, gjatë ceremonisë së diplomimit të rekrutëve të FSK-së, ka kujtuar kohën e mbajtjes së uniformës, e të cilën, ai...

Të fundit nga rubrika