Caktohet masa e paraburgimit ndaj serbit Sreçko Sofronijeviq

Gjykata Themelore e Prishtinës ka njoftuar se një muaj paraburgimi i është vendosur ndaj serbit, Sreçko Sofronijeviq

Gjykata Themelore në Prishtinë

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur masa të paraburgimit për 30 ditë ndaj serbit Sreçko Sofronijeviq.

Ai akuzohet për veprat penale të “Sulmit ndaj personit zyrtar” në bashkëkryerje dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.

Ky vendim vjen pas aprovimit të kërkesës nga Prokuroria Speciale.

Sreçko Sofronijeviq ishte shpallur në kërkim nga autoritetet e Kosovës pas përfshirjes së tij gjatë një aksioni të Policisë së Kosovës për parandalimin e kontrabandës së mallrave.

“Sipas vlerësimit të gjyqtarit të procedurës paraprake qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit, ngase i pandehuri S.S me qëndrimin në liri mund të fshihet apo të arratiset me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale, për shkak të peshës së veprave penale për të cilat ngarkohet, e këtë duke marrë për bazë faktin se i njëjti ishte arratisur prej kohës kur dyshohet se është kryer vepra penale, po ashtu mund të fshihet apo të largohet lehtë nga Republika e Kosovës pasi i pandehuri është shtetas edhe i Republikës së Serbisë”, thuhet në njoftim.

Sofronijeviq më 18 tetor të vitit 2010 kishte gjuajtur me armë automatike dhe granata dorë në drejtim zyrtarëve policisë, derisa Policia e Kosovës bashkë me Doganën ishin duke bërë  kontrollimin e objekteve të caktuara për kontrabandim me mallra.

“Me të arritur në fshatin Rudarë, Komuna e Zveçanit, kishin hasur në një barrikadë dhe në një grup të personave ku bënte pjesë edhe i pandehuri S.S.  Ky grup i personave ishin të armatosur dhe i kishin dalë në pritë zyrtarëve policor, ashtu që në momentin që e kanë parë policinë në vendin e incidentit, kishin filluar të shtinë me armë automatike dhe granata dore në drejtim të policisë dhe si rezultat i këtij sulmi, nga pjesët e granatës së dorës ishte plagosur zyrtari policor, kapiten B.A”, thuhet në njoftim.

I njëjti është arrestuar dje nga policia në Bërnjak.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika