Caktohet masa e paraburgimit ndaj të dyshuarit për vrasjen me thikë në Dobërçan të Gjilanit

Gjykata Themelore në Gjilan ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh për të dyshuarin D.T, për vrasjen e rëndë me thikë në fshatin Dobërçan të Gjilanit

Gjykata Themelore në Gjilan

Gjykata Themelore në Gjilan ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh për të dyshuarin D.T, për vrasjen e rëndë me thikë në fshatin Dobërçan të Gjilanit.

Sipas Gjykatës, i dyshuari D.T, e vrau “në mënyrë dinake” dhe “me dashje” A.B për motive ende të panjohura.

Dorasi që akuzohet për vrasje të rëndë, siç njofton Gjykata, e thirri fillimisht në telefon viktimën dhe më pas ata u takuan në një automjet, ku A.B. nisi të sulmohej për vdekje.

“Më datë 16.12.2023 rreth orës 20:35 minuta në rrugën ‘Hamdi Kastrati’ në fshatin Dobërçan, komuna e Gjilanit, i pandehuri D. T. në mënyrë dinake, me dashje për motive deri më tani të panjohura, e ka privuar nga jeta tani të ndjerin A. B., po ashtu nga fshati Dobërçan, në atë mënyrë që fillimisht i pandehuri përmes telefonit e thërret A. B. dhe takohen, dhe pasi ulet në karrigen e parë të automjet dhe me automjet kishin lëvizur, aty pas një mosmarrëveshjeje verbale në automjet, i pandehuri e sulmon A. B. dhe të njëjtin në mënyrë dinake e godet disa herë në pjesë të ndryshme të trupit, ndërsa viktima arrin të ndalet dhe del nga automjeti dhe ik në drejtim të kundërt të rrugës nga kishin ardhur, hynë në oborrin e shtëpisë së Xh. B., ndërsa i pandehuri iu ishte vënë pas në ndjekje, dhe para derës së hyrjes së kësaj shtëpie, e zë viktimën A. B., aty përsëri e godet disa herë me thikë në pjesë të ndryshme të trupit, ndërsa nga kacafytja dhe zhurma e krijuar, nga kjo shtëpi del XH. B., intervenon për t’i ndarë, e kap për trupi të pandehurin D. T. dhe e largon nga vendi i ngjarjes, ndërsa të dëmtuarin e dërgon deri tek ordinanca private, aty nga doktori i jepet ndihma e parë mjekësore dhe të njëjtin e transportojnë deri në Emergjencën e Spitalit Regjional në Gjilan, ku edhe konstatohet vdekja, sepse i njëjti nuk kishte përballuar lëndimet e pësuara”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Sipas njoftimit të Gjykatës Themelore në Gjilan “I pandehuri pas kryerjes së vrasjes shkon në shtëpi të vet, i informon familjarët e vet për veprimet e tija të ndërmarra ndaj A. B. dhe kërkon nga prindi  i tij që të njëjtin ta dorëzojnë në Stacionin e Policisë në Gjilan, ku i pandehuri edhe arrestohet”.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, sot ka bërë një kërkesë zyrtare ndaj Gjykatës Themelore në Gjilan për të caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh për D.T., i dyshuar për veprën penale “Vrasje e Rëndë”.

Në njoftimin e tyre, këtë të hënë Prokuroria ka thënë se D.T. dyshohet se më 16 dhjetor, rreth orës 20:35 në fshatin Dobërçan, komuna e Gjilanit, ka kryer vrasjen e A.B. me dashje, duke e goditur me thikë disa herë në pjesë të ndryshme të trupit.

“Me këto veprime, i pandehuri dyshohet të ketë kryer veprën e sipërshkuar penale”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Më 17 dhjetor, Prokuroria në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ka ndaluar të dyshuarin më inicialet D.T., në kohëzgjatje prej 48 orësh.

D.T dyshohet se gjatë mbrëmjes të së shtunës në fshatin Dobërçan të Gjilanit, e ka kryer veprën penale :Vrasja e rëndë’’, motivi i së cilës ende nuk dihet.

Për Dukagjinin, mbrëmjen e së shtunës, drejtori i Spitalit të Gjilanit, Arsim Emini, ka deklaruar se viktima 29-vjeçar kishte mbërritur në spital me shtatë plagë.

“Personi me inicialet A.B i  lindur në vitin 1994, ka ardhur në spitalin e Gjilanit nga fshati Dobërçan me 7 plagë, një kryesorja në kokë, të tjerat gjoksit trupit edhe ka vdekur në vendin e ngjarjes në spital ka ardhur pa shenja jete”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika