Caktohet masa e paraburgimit për “Lunen”
Gjykata Themelore e Prishtinës ia ka caktuar 30 ditë paraburgim Milun Milenkoviq-it, i njohur me nofkën “Lune”. Lajmin për RTV Dukagjinin e bëri të ditur zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi. “Gjyqtari i procedurës paraprake e ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës […]
Gjykata Themelore e Prishtinës ia ka caktuar 30 ditë paraburgim Milun Milenkoviq-it, i njohur me nofkën “Lune”.
Lajmin për RTV Dukagjinin e bëri të ditur zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi.
“Gjyqtari i procedurës paraprake e ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit M.M dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, paraburgimi është caktuar në harmoni me nenin 184 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 e 1.2 pika 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPP-së, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale Kryerja e veprës terroriste në bashkëkryerje nga neni 129 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.
Milenkoviq është arrestuar nën dyshimin se ka kryer veprës penale “Sulmi terrorist” që kishte ndodhur ndaj zyrave të Komisionit Komunal të zgjedhjeve-KKZ në dhjetor të vitit të kaluar.
“I pandehuri M.M dyshohet se me datë 06.12.2022 në bashkëveprim edhe me persona të tjerë, në Zyret e Komisionit Zgjedhorë në Mitrovicën e Veriut, me qëllim të frikësimit serioz të popullatës, për të pamundësuar zgjedhjet lokale si dhe me qëllim që të destabilizojnë ose shkatërrojnë strukturat themelore politike dhe kushtetuese të Republikës së Kosovës, përderisa zyrtarët e KQZ-së me zyrtarët policor kishin shkuar për të hapur zyrën, i pandehuri M.M së bashku me persona tjerë kishin hedhur dy granata dore si dhe dy shok bomba me ç’rast njëra njëra granatë dhe dy shok bombat kishin shpërthyer dhe si rezultat i kësaj, ishin shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale si dhe ishte rrezikuar jeta e zyrtarëve të KQZ-së dhe zyrtarëve policor”, vijon njoftimi.
Po ashtu, ai kishte thënë se Milenkoviq kishte marrë pjesë në sulmet ndaj KFOR-it dhe Policisë së Kosovës, së fundmi në situatën e tensionuar në veri.
Po ashtu, Kurti sot e ka përmendur Milenkoviqin, duke thënë se Serbia në shenjë hakmarrje i ka rrëmbyer tre zyrtarët policorë të Kosovës.















