Caktohet seanca fillestare ndaj ish-ministres Hoxha dhe të tjerëve, të akuzuar për korrupsion

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovë (PSRK) ka ngritur një aktakuzë ndaj ish-ministres së Integrimeve Evropiane Dhurata Hoxha

Dhrata Hoxha

Seanca fillestare për korrupsion ndaj ish-ministres së Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha dhe tre të tjerëve Fitim Mustafa, Gëzim Dushi dhe Ekrem Tahiri, pritet që të mbahet më 26 maj të këtij viti.

Zyrtarja për informim nga Gjykata Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi, ka thënë se ky rast do të drejtohet nga gjyqtari i Departamentit Special, Vesel Ismaili.

“Duke ju referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se lidhur me rastin e të pandehurve Dh.H, F.M, G.D dhe E.T është caktuar seanca e shqyrtimit fillestar, e cila do të mbahet me datë 26.05.2022 në ora 08:45. Rasti i është ndarë në punë gjyqtarit Vesel Ismaili, gjyqtar në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë”, ka thënë Gashi.

Aktakuza e Prokurorisë Speciale së Republikës së Kosovës (PSRK) përmban pretendimin se ish-ministrja Hoxha ka keqpërdorur detyrën zyrtare të saj si ministre, më saktësisht, pretendohet se ajo ka përdorur kontratën e MIE-së për të promovuar fushatën në zgjedhjet parlamentare në vitit 2019, përderisa kjo kontratë shërbente si “guidë” për qytetarët rreth procesit të liberalizimit të vizave.

Gjykata Themelore në Prishtinë

Më tej, thuhet se promovimi ishte realizuar me publikimin e banerëve, videove që vinin në pah të pandehurën Hoxha, e në kundërshtim me parimet dhe kushtet e kësaj kontrate, duke i mundësuar asaj një përfitim të padrejtë në dëm të buxhetit të Kosovës, më saktësisht, një shumë prej 143 mijë e 447 euro e 80 centë.

I akuzuar është edhe Fitim Mustafa, i cili pretendohet se në cilësinë e zyrtarit përgjegjës të Prokurimit të MIE-së, ka keqpërdoruar detyrën zyrtare pasi kishte kontaktuar dy operatorë ekonomikë, “PR Solution”, dhe N.Sh “2B”.

Këta dy operatorë ishin të përzgjedhur fillimisht nga Komisioni i Vlerësimit si OE që kishin plotësuar kriteret sipas dosjes së tenderit për aktivitetin e prokurimit “Kontrata për shërbime të informimit publik për nevojat e MIE-së”, duke vënë kritere shtesë të papërcaktuara në dosje të tenderit, e duke ndikuar kështu në mënyrë të kundërligjshme të eliminohet OE, i cili kishte ofruar çmimin për rreth 192 mijë e 700 euro më të ulët në një tender me kriter çmimin më të ulët, ndërsa me kontratën në fjalë, të shpërblehej OE “PR Solutions”.

I pandehuri, Ekrem Tahiri, ngarkohet me akuzën se nga muaji gusht deri në tetor 2019 në cilësi të bashkëpronarit dhe drejtorit të kompanisë “PR Solution”Shpk, nuk i kishte kryer shërbimet në përputhje me kontratën, edhe pse ishe në dijeni se shërbimet e kryera nuk ishin shërbimet të ofruara konform kushteve të kontratës sipas dosjes së tenderit.

Prokuroria Speciale ka kërkuar që të pandehurve Dhurata Hoxha, Gëzim Dushi dhe Fitim Mustafa t’iu ndalohet ushtrimi i funksioneve në administratën publike.

Shija e redaktorit

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Pjesëtarët e FSK-së marrin pjesë në aktivitetin humanitar të dhurimit...

Forca e Sigurisë së Kosovës ka filluar aksionin humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut. Këtij aktiviteti...

“Të gatshëm për zgjedhje”, gjithçka nga takimi ndërmjet Kurtit e...

Një darkë pune u zhvillua të hënën në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi. Në këtë...

Të fundit nga rubrika