Caktohet seanca ndaj ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi

Nagip Krasniqi, ish-Kryeshefi ekzekutiv i KEK-ut

Seanca gjyqësore e shqyrtimit fillestar ndaj Nagip Krasniqit, i akuzuar për keqpërdorim detyre në dëm të KEK-ut në vlerë rreth 3 milionë e 230 mijë euro, është caktuar të mbahet më 19.09.2024, në ora 09:30, raporton Kallxo.com

Kryetari i trupit gjykues në këtë çështje është gjyqtari Arben Hoti.

Kujtojmë që Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë më 19.08.2024 ndaj ish-kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Krasniqi ishte arrestuar më 19.04.2023 nën dyshimet për keqpërdorim të pozitës zyrtare, ushtrim të ndikimit dhe konflikt të interesit.

Krasniqi kishte qëndruar nën masën e paraburgimit që nga 20.04.2023, por ishte liruar pesë muaj më pas, me 15.09.2023.

Arrestimi i Krasniqit ishte bërë me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Osmani takon zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani takon të hënën në Uashington zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau, ka bërë të ditur Departamenti amerikan i Shtetit...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Të fundit nga rubrika