Cameron pas takimit me liderët: Mbretëria e Bashkuar është krenare për partneritetin e vazhdueshëm me Kosovën

Mbretëria e Bashkuar është krenare për partneritetin e saj të vazhdueshëm me Kosovën dhe një mbështetëse e gjatë e pavarësisë së saj, thotë ministri i Punëve të Jashtme i Britanisë së Madhe, David Cameron

Mbretëria e Bashkuar është krenare për partneritetin e saj të vazhdueshëm me Kosovën dhe një mbështetëse e gjatë e pavarësisë së saj.

Kështu thotë ministri i Punëve të Jashtme i Britanisë së Madhe, David Cameron, pas përfundimit të takimeve me liderët e Kosovës.

Cameron, në një postim në X, shkruan se me liderët e Kosovës ka diskutuar mbi atë se si mund të punojnë së bashku për të ruajtur stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

“Mbretëria e Bashkuar është krenare për partneritetin e saj të vazhdueshëm me Kosovën dhe si një mbështetëse e gjatë e pavarësisë së saj. Faleminderit ministres së Jashtme, Donika Gërvalla, presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti për takimin dhe diskutimin se si mund të punojmë së bashku për të ruajtur stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”, shkruan Cameron.

Cameron ka thënë të enjten në Prishtinë se Britania e Madhe do ta ndihmojë Kosovën në aspiratat e saj, duke përmendur këtu procesin e njohjeve të reja.

Gjatë një prononcimi për medie me ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, më 4 janar në Prishtinë, Cameron ka theksuar rëndësinë e paqes dhe të stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, duke thënë se Britania e Madhe po investon në këtë.

Cameron ka thënë se në Kosovë, vitin që shkoi, ishin 600 trupa britanike në kuadër të misionit të KFOR-it. Britania e Madhe, po ashtu, trajnon pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Gjatë kësaj konference, zëvendëskryeministrja e Kosovës, Donika Gërvalla, ka thënë se diplomatin britanik e ka njoftuar për sfidat me të cilat është përballur Kosova gjatë vitit të kaluar, duke përmendur sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, kur një grup i armatosur serbësh sulmoi Policinë e Kosovës, duke vrarë një polic.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika