Cana: Kancalari gjerman dëshiron ta shtyje përpara “Open Ballkan”

Në emisionin “Debat Plus” është diskutuar vizita e kryeministrit Albin Kurti, dhe e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Berlin, ku sipas ish-ambasadorit të Kosovës Edon Cana, synimet e kancelarit gjerman Olaf Scholz, janë që nëpërmjet katër marrëveshjeve të shtyjë përpara në formën de fakto “Open Ballkanin”

Edon Cana ish-ambasadori i Kosovës në Bullgari

Ish-ambasadori, Edon Cana, ka thënë se synimet e Gjermanisë janë ta nxisë Kosovën që të bëhet pjesë e marrëveshjeve rajonale, ku si qëllim kanë përkrahjen e “Open Ballkanit”.

Mesazhin e Scholz-it, e ka deshifruar ish-ambasadori i Kosovës ku sipas tij procesi i Berlinit ka pësuar “vdekje klinike”, pasi fokusi i Bashkimit Evropian është tek nismat rajonale dhe jo tek rruga drejtë Bashkimit Evropian.

Por, kjo situatë është duke u shfrytëzuar nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

“Është një lëvizje strategjike në një kontekst sipërfaqësor. Ata kanë një strategji dhe vizion ku metoda e presidentit serb Aleksandar Vuçiq, është që të duket si një njeri konstruktiv që nuk dëshiron ta bllokoj dialogun, nuk dëshiron të jetë destruktiv në raport me bisedime të cilat janë nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian”, është shprehur Cana në “DebatPlus”.

Ai ka konstatuar se procesi i Berlinit nuk ka sjellur asgjë për Kosovën.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika