Cana: Kurti ishte në anën e gabuar të historisë, PDK e LDK punuan për interesin nacional

Cana e përmendi veçanërisht kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se gjatë momenteve kyçe për Kosovën, ai ishte në anën e gabuar të historisë

Ish-diplomati Edon Cana ka kritikuar ashpër pushtetin aktual, duke deklaruar se liderët e këtij pushteti nuk kanë dhënë asnjë kontribut historik në çlirimin, pavarësinë dhe shtetformimin e vendit.

Cana e përmendi veçanërisht kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se gjatë momenteve kyçe për Kosovën, ai ishte në anën e gabuar të historisë.

“Liderët aktualë nuk kanë asnjë kontribut historik në çlirimin, pavarësinë dhe shtetformimin e Kosovës”, ka thënë Cana në “FIVE” të Dukagjinit.

“Në fakt, nëse shohim historikisht, ne e kemi për shembull kryeministrin Kurti, i cili ishte në anën e gabuar të historisë si në ’98-99, në aspektin e Rambujesë. Në pavarësinë e Kosovës, në krijimin e një imazhi se çdo gjë është shkatërruar në 20 vite në Kosovë”, ka shtuar Cana.

Cana vuri në pah se, ndryshe nga Lëvizja Vetëvendosje, partitë si PDK-ja dhe LDK-ja kanë punuar gjithmonë për interesin kombëtar të Kosovës, edhe pse kanë pasur mospajtime politike.

Ai përmendi kontributin e këtyre partive gjatë negociatave në Vjenë dhe në periudhën e pasluftës, duke theksuar se ato gjithmonë kanë vepruar në mbrojtje të interesave nacionale.

“PDK-ja, kur ka qenë në opozitë, ishte pjesë e një grupi të unitetit në Vjenë, duke mbrojtur interesat e Kosovës. Mos të harrojmë se kryeministri i atëhershëm, Bajram Rexhepi, ka mbrojtur interesat kombëtare. Çdo veprim i pasluftës ka pasur antagonizma politikë, por jo në dëm të interesave kombëtare”, ka theksuar Cana.

Cana gjithashtu kritikoi Lëvizjen Vetëvendosje për moskoordinim me aleatët dhe për nxitjen e një diskursi antiamerikan për më shumë se 10 vjet.

“Në asnjë moment nuk e kemi pasë një elitë poltike duke taktizuar dhe duke pasur një mungesë të qartë të koordinimit me aleatë”, ka shtuar Cana.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika