Canaj: Dialogu me Serbinë do të vazhdojë, por qasja ndaj tij do të ndryshojë

Në anën tjetër,Fatmir Çollaku, eksperti i sigurisë shprehu mendimin se nuk ka ndonjë lidhje të drejtpërdrejtë mes situatës në veri të Kosovës, konfliktit në Palestinë dhe problemeve në Nagarno-Karabakh. Çollaku theksoi se secila nga këto ngjarje ka karakteristikat e veta dhe nuk ka ndonjë lidhje kauzale të qartë ndërmjet tyre, por të gjitha janë shenja të përshkallëzimit të situatës dhe rrezikut për sigurinë

Blerim Canaj, ish-ambasador.

Ish-ambasadori Blerim Canaj ka deklaruar se dialogu me Serbinë do të vazhdojë, mirëpo qasja e dialogut do të ndryshojë.

Kështu është shprehur ai në emisionin “FIVE” të RTV Dukagjinit, ku po diskutohej lidhur me qetësinë e veriut të Kosovës nëpërmjet dialogut në Bruksel.

Po ashtu, sipas tij, bashkësia ndërkombëtare nuk është e interesuar që ato arritje të dhjetëra viteve t’i lërë anash dhe përpjekjet e bashkësisë ndërkombtare janë që Serbinë ta tërheqë nga fokusi i Rusisë.

“Ka një presion më të madh mbi të dyjat palët edhe mbi Kosovën edhe mbi Serbinë në kontekst të dialogut dhe natyrisht pas ngjarjeve në veri ka qenë e domosdoshme dhe e nevojshme për shkak se një konflikt i mundshëm në veri të Kosovës do të shkonte në favor të Rusisë”, ka thënë Canaj.

Canaj ka thënë se “rajoni i Ballkanit merret si një zonë e nxehtë nga fuqitë e mëdha”.

Tutje, ai ka theksuar se “pres që tani të ketë edhe më shumë presion, përderisa ne flisnim se a duhet të vazhdojë dialogu apo jo, ne vetëm morëm një mezazh indirekt se dialogu do të vazhdojë dhe çështja e Asociacionit, e cila pas ngjarjeve shihej me skepticizëm edhe për atë, na u dha një mesazh që do të jetë prapë temë dhe mendoj që me siguri do të ketë një presion më të madh që të vije deri te një përfundim”.

“Dialogu do të vazhdojë, mirëpo është në pyetje me çfarë qasje dhe jam shumë i sigurt që qasja do të ndryshojë, mirëpo dialogu si i tillë do të vazhdojë për shkak se bashkësia ndërkombëtare nuk është e interesuar që ato arritje të dhjetëra viteve t’i lejë anash dhe e dyta ende vazhdon ajo përpjekja e bashkësisë ndërkombtare që Serbinë ta tërheqë nga fokusi i Rusisë”, vijon Canaj.

Në emision ishte i ftuar edhe njohësi sigurisë, Fatmir Çollaku, ku tha se nuk ka ndonjë lidhje mes veriut të Kosovës, konfliktit në Palestinë dhe problemit në Nagarno-Karabakh.

“Nuk shoh ndonjë lidhje kauzale mes këtyre tri ngjarjeve, sepse edhe në të kaluarën ka pasur shpërthim apo gjenerim të krizave nëpër zona të ndryshme të botës, prandaj nuk e shoh ndonjë lidhje kauzale determinuese, as edhe analoge për faktin se bëhet fjalë për terene, përkatësisht regjione të ndryshme dhe secili rast është rast në vete, dhe e keqja e përbashkët e këtyre është se bëhet fjalë për përshkallëzim të situatës dhe atakim i sigurisë”, ka thënë Çollaku.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika