Canaj: Heqja e masave nuk është arsye për krenari, dikush duhet të përgjigjet për dy vitet e humbura

Vendimi i Bashkimit Evropian për t’i hequr të gjitha masat ndëshkuese ndaj Kosovës deri në fund të muajit të ardhshëm është komentuar nga ish-diplomati Blerim Canaj, i cili ka vlerësuar se heqja e masave nuk duhet të paraqitet si sukses, por si pasojë e përgjegjësive të vonuara shtetërore.

Osmani thotë se BE-ja do t’i heqë të gjitha masat në fund të janarit

Duke komentuar këtë zhvillim në FIVE në TV Dukagjini, Canaj ka thënë se humbja e rreth dy viteve për Kosovën duhet të ketë përgjegjësi politike dhe institucionale.

“Nuk është për tu krenuar heqja e masave. Mendoj që është për tu ndëshkuar forma se si janë futur masat. Dhe mendoj që humbja e 2 vjetëve dikush duhet të përgjigjet. Tash ne e kemi parë që heqja e masave varet nga realizmi apo implementimi i përgjegjësive që i kemi si shtet. Për shkak se keqpërdorimi i këtyre na ka çuar edhe deri të masat. Kjo i bie që nëse ne jemi përgjegjës për veprimet tona, nëse jemi përgjegjës për mekanizmat që e përbën shtetin tonë natyrisht që masat mund të hiqen.

Por nuk e besoj që një qeverie e përgjegjshme çfarëdo qoftë ajo pret që të ndëshkohet me masa, shtetit t’i kushtojë dy vite me radhë. Dhe pastaj ta paraqesë si lavd, që janë hequr masat”, ka thënë Canaj.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Të fundit nga rubrika