Canaj: Pres që mbi 60% e votave të diasporës të shkojnë te VV-ja

Ish-diplomati Blerim Canaj, në FIVE në RTV Dukagjini, ka analizuar rezultatet e zgjedhjeve të 8 qershorit.

Ai ka thënë se shumica e votave nga diaspora do t’i shkojnë Lëvizjes Vetëvendosje.

Canaj këtë e ka bazuar edhe në raportin e auditimit, ku sipas tij diplomatët e dërguar së fundmi duket se më shumë kanë kryer punë të politikës së brendshme sesa të përfaqësojnë vendin.

“Kur e pashë raportin e auditorit, mu krijua përshtypja që diplomatët gjatë këtyre viteve janë dërguar kryesisht për të bërë punë të politikës së brendshme, të partisë në pushtet. E kam pritur këtë numër të votave nëpër përfaqësi diplomatike. Por ata të cilët kanë votuar përmes postës janë njerëz që nuk e kanë pasur besimin e duhur që të paraqiten për të votuar nëpër misionet diplomatike”, ka thënë Canaj.

Sipas tij, nuk pritet të ketë ndonjë ndryshim drastik, por vetëm minimal.

“…Pres që mbi 60 për qind e votave të diasporës të shkojnë te Lëvizja Vetëvendosje…”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika