Canaj: Shqetësuese deklarata e Macron për vizat

Deklaratat e fundit të presidentit francez, Emmanuel Macron, lidhur me liberalizimin e vizave për Kosovën, kanë ngritur debate dhe shqetësime në opinionin publik. Ish-diplomati, Blerim Canaj, ka komentuar këtë situatë dhe është shprehur se nuk është i habitur nga pozita e Francës në këtë çështje

Ish-ambasadori Blerim Canaj ka deklaruar se deklarata e presidentit të Francës, Emanuel Macron për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës nuk duhet të jetë një befasim për Kosovën.

Ai ka theksuar faktin që Kosova ka qenë e vetëdijshme për mundësinë e tërheqjes së liberalizimit edhe në periudhën kur u ekzaltuam për suksesin e liberalizimit.

Kështu është shprehur ai në emisionin “FIVE” të RTV Dukagjinit, ku po diskutohej lidhur me kërcënimin francez për vizat.

“Një deklaratë e tillë për mua nuk është befasi për shkak se në momentin kur ne ekzaltoheshim për liberalizimin që po vjen e kam përmendur edhe rrezikun për tërheqje, mund të jetë edhe veprim individual, mirëpo të gjitha shtetet si Franca, Gjermania funksionojnë me partneritete andaj nuk është Franca një shtet që nuk e ka forcën që të bashkëpunojë me shtetet tjera të Bashkimit Evropian rreth kësaj çështjeje”, ka thënë Canaj.

Tutje ai ka thënë se “Gjermania ka qenë gjithmonë një përkrahësë për liberalizim të vizave dhe Franca një shtet pak sa më skeptik”.

Sipas tij mos-koordinimi në temat e caktuara ka qenë një ndër arsyet që u rrezikua liberalizimi i vizave për Kosovën.

“Ajo çka e tha Macron në retorikën e tij politik u la të kuptohet që ‘ata ndihen të mashtruar e mos të themi të gënjyer’ dhe përgjigjen më të mirë për këtë e ka kryeministri Kurti, pasi ai e ka për obligim t’i përgjigjet qytetarit”, ka shtuar Canaj.

Ish-diplomati, Canaj ka thënë se presion i presidentit francez, Macron është një tentativë për të arritur zgjidhje në lidhje me kryetarët e komunave të veriut të Kosovës.

“Kjo është një përpjekje nga ana e Macron për të bërë presion mbi qeverinë e Kosovës dhe e dimë që është çështja e kryetarëve të komunave të veriut, pasi që ata dëshirojnë që kjo çështje të zgjidhet sa më shpejtë ndërsa ne apo qeveria e Kosovës dëshiron të përfitojë në kohë me udhëzimin administrativ të cilin po e bënë për tërheqjen e kryetarëve të komunave”, ka theksuar Canaj.

Më tej ai ka shtuar se “bashkësisë ndërkombëtare i ka humbur durimi për shkak të problemeve gjeopolitike të cilat janë krijuar dhe deri më tani e kemi pasur problemin Ukrainë-Rusi dhe gjithmonë është kërkuar nga ne që të jemi të kujdesshëm për hapat që do të ndërmarrim në mënyrë që të mos provokojmë konflikte për shkak se ajo shkon në favor të Rusisë”.

Koha që po kalojmë është e vështirë dhe sfiduese për Kosovën, si rezultat i masave të marra nga Bashkimi Evropian dhe situatës komplekse gjeopolitike në rajon. Sipas tij, në këtë periudhë, diplomacia e Kosovës duhet të jetë aktive dhe e efektshme.

Presidentja e Kosovës në rolin e ndërmjetësueses ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe bashkësisë ndërkombëtare

Ish-diplomati, Canaj ka shprehur shqetësimet e tij në lidhje me rolin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe situatës politike në vendi.

Canaj vlerëson se Kosova është në një pozicion të vështirë për shkak të masave të ndërmarra nga Bashkimi Evropian dhe apelon që diplomacia kosovare të fokusohet në takime ndërkombëtare.

“Ne jemi në një pozicion të vështirë tani për shkak të masave të cilat i ka Qeveria jonë dhe do të duhej që diplomacia kosovare të mos merrej me postime fëmijërore mirëpo të vlojë me takime nëpër Evropë dhe ShBA”, vijon ai.

“Partnerët e shofin presidenten si partneren e fundit të mundshme të besueshme, mirëpo nuk e di se sa presidentja e ka forcën që pastaj atë që e premton ajo të mund të zbatohet këtu dhe kjo vjen si pasojë e humbjes së besimit të parterëve tanë në raport më Qeverinë, respektivisht kryeministrin Kurti. Ndërsa, roli i presidentes Osamani ka qenë rol protokolar”.

Ndër të tjera ai tha se është e rëndësishme të kemi kujdes që presidentja të mos tejkalojë kompetencat e saj dhe të mos futet në detyra që nuk i takojnë.

“Presidentja është duke e luajtur rolin e ndërmjetësues ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe bashkësisë ndërkombëtare. Unë më shumë po e shof një proces të djegies politike të disa personave në këtë rast edhe presidentja për shkak se futet në një punë për të cilën nuk ka kompetenca”, ka potencuar ish-diplomati.

“Elita politike në Kosovë më shumë është e interesuar që të marr veprime politike të cilat e prekin sentimentin nacional dhe më të te ngris votën sesa që të marr vendime të cilat ecin proceset shtetërore përpara”, ka përfunduar Canaj.

Ndryshe, presidenti francez, Macron në një konferencë të përbashkët me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se pret përgjegjësi nga Kosova dhe Serbia.

“E them me shumë qartësi që iu kemi besuar për çështjen e vizave, çështja është pezulluar nga ana e Francës sepse ka të bëjë me respektin e fjalës së dhënë dhe e njëjta nuk po mbahet. Pres që të angazhohen të dyja palët që të ecin përpara në javët e ardhshme, është kushti i paqes në të gjithë zonën”, ka thënë Macron.

Bashkimi Evropian gjatë këtij viti kishte marrë vendimin nga 1 janari qytetarëve të Kosovës t’u mundësohet lëvizja në shtetet e BE-së dhe zonën Schengen pa viza.

Shija e redaktorit

“Ëndrra vazhdon…”, Peja nderon Arlind Gjikollin – Gjikla, artistin dhe...

“Ëndrra vazhdon…”, kështu u tha sot në qytetin e Pejës në dyvjetorin e vdekjes së ish-drejtorit menaxhues të Telegrafit, artistit Arlind Gjikolli – Gjikla,...

S’ka shpërthim në Mitrovicë, Policia: Ka pasur hedhje të fishekzjarreve...

Para disa minutash një shpërthim i zhurmshëm u dëgjua në Mitrovicë. Shpërthimi erdhi si pasojë e hedhjes së mjeteve piroteknike në jug të qytetit....

FSK aktivizohet për ruajtjen e infrastrukturës kritike në vend

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se një nga vendim e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës që është mbajtur në orët...

Të fundit nga rubrika