Canaj: Të gjitha partitë po frikësohen nga përgjegjësia, e dinë çfarë i pret me dialogun
Analisti politik, Blerim Canaj ka deklaruar se ekziston një lloj frike nga partitë politike për të marrë përgjegjësi në situatën aktuale politike në vend, veçanërisht nga Lëvizja Vetëvendosje si fituese e zgjedhjeve. “Ekziston një farë frike nga partitë politike edhe që të marrin përgjegjësi në periudhën në të cilën po jetojmë, nga LVV-ja si ftuese […]
Analisti politik, Blerim Canaj ka deklaruar se ekziston një lloj frike nga partitë politike për të marrë përgjegjësi në situatën aktuale politike në vend, veçanërisht nga Lëvizja Vetëvendosje si fituese e zgjedhjeve.
“Ekziston një farë frike nga partitë politike edhe që të marrin përgjegjësi në periudhën në të cilën po jetojmë, nga LVV-ja si ftuese e zgjedhjeve po se po. Për shkak se siç duket tani e kanë të qartë se çfarë trashëgojnë, nëse e kemi parasysh dialogun, zotimet në Bruksel, Aneksin e Ohrit”, ka deklaruar Canaj në emisionin FIVE.
Sipas tij, në rast se formohet një qeveri gjithëpërfshirëse, përgjegjësitë për çdo vendim do të ndaheshin mes të gjitha partive.
“Nëse do të merrej një vendim i madh, edhe suksesi edhe dështimi do të ndahej në të gjitha partitë”, ka shtuar ai.
Canaj ka theksuar se Kosova ndodhet në një bllokadë qeveritare që po zgjat tashmë tre muaj dhe se askush në arenën ndërkombëtare nuk po merret me të.
“Nuk jemi në luftë, por politikisht nuk është situata e lehtë”, ka theksuar ai.
Ai ka përmendur edhe mundësinë e një qeverie teknike, duke theksuar dallimin nga qeveria trenzicionale e propozuar nga LDK-ja.
“Qeveria teknike do të ishte një qeveri e formuar nga teknokratët, jo domosdoshmërisht nga partitë politike. Ajo ka të drejtën e një administrimi, përderisa qeveria e propozuar nga LDK-ja ka të drejtën të marrë edhe vendime më të rënda”, ka deklaruar Canaj.















