Çanak kritikon Vuçiqin dhe Kishen Serbe: As në Kishë nuk arritën ‘moralin’, tani duan ta mësojnë në Universitet
Nenad Çanak, nga Lidhja Socialdemokrate e Vojvodinës, ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë së Serbisë për themelimin e një universiteti në bashkëpunim me Kishën Ortodokse Serbe. Përmes një reagimi në X, ai ka ironizuar idenë që universiteti i ri, përveç dijes, të synojë edhe “edukimin dhe moralin”. “Duhet të krijojnë një universitet që, përveç ‘dijes’, […]
Nenad Çanak, nga Lidhja Socialdemokrate e Vojvodinës, ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë së Serbisë për themelimin e një universiteti në bashkëpunim me Kishën Ortodokse Serbe.
Përmes një reagimi në X, ai ka ironizuar idenë që universiteti i ri, përveç dijes, të synojë edhe “edukimin dhe moralin”.
“Duhet të krijojnë një universitet që, përveç ‘dijes’, do të merret edhe me ‘edukim dhe moral’… Me çfarë janë kualifikuar për këtë, kur nuk ia dolën as në Kishë?”, ka thënë Çanak.
Ai ka përdorur edhe ironi shtesë duke vënë në pikëpyetje drejtimet e mundshme të këtij institucioni, duke përmendur në mënyrë simbolike grupet kriminale “Kavaçki” dhe “Shkaljarski”.
Reagimi i tij vjen pasi Qeveria serbe miratoi Memorandumin e Mirëkuptimit me Kishën Ortodokse Serbe për bashkëpunim në themelimin e Universitetit të Shën Savës.
Ne razumem: Hoće da prave Univerzitet koji ima za cilj (osim “znanja”) i “vaspitanje i moral” … Mislim, čime su se kvalifikovali da na tu temu prave Univerzitet, kada im to ni u Crkvi nije uspelo?
(A i koji bi smerovi bili? Kavački i Škaljarski?)https://t.co/IxByFgGHpj— Nenad Čanak 🇺🇦 🇬🇪🇲🇪🇬🇱🇧🇦🇪🇺 +384 (@XXLTulip) April 2, 2026















